Izraeli kërkon të drejtojë vetë operacionet e të lë “në hije” SHBA-në, Meçollari: Po mendojnë për interesat e tyre kombëtare

Ish-ushtaraku Artur Meçollari ka komentuar për Euronews Albania mbi gjendjen në Lindjen e Mesme, ku që prej fundit të muajit shkurt SHBA dhe Izraeli janë në konflikt me Iranin. Meçollari theksoi dallimet mes qasjes amerikane dhe asaj izraelite. Sipas tij, Izraeli nuk ka vetëpërmbajtje në raport me Iranin dhe nuk ndjek të njëjtën linjë me SHBA-në.

“Izraeli është pika më e dobët e SHBA-së, nuk ka vetëpërmbajtje në raport me Iranin ndryshe nga SHBA, nuk ka fleksibilitet, nuk është në të njëjtën linjë me SHBA,” – u shpreh Meçollari.

Ai shtoi se kjo luftë është ndryshe nga të tjerat ku Amerika ka qenë e përfshirë, pasi zakonisht SHBA kontrollon plotësisht operacionet, ndërsa në këtë rast nuk ka pasur një komandë të unifikuar.

Operacioni që u zhvillua nuk kishte një komandë të unifikuar. Amerika në fillim godiste vetëm objektiv ushtarak, ndryshe nga Izraeli. Kjo nuk ndodh rastësisht, por sepse Izraeli kërkon të drejtojë operacionin sipas objektivave të veta,” – theksoi ish-ushtaraku.

Meçollari nënvizoi se dorë e lirë e Izraelit në goditje tregon qartë synimet e tij për të udhëhequr operacionin sipas interesave kombëtare, duke u distancuar nga strategjia e SHBA-së.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT