“Izraeli aleati ynë i shkëlqyer!” Irani mbylli Hormuzin dhe e sheh larg marrëveshjen me SHBA, Trump mbledh “të vetët” në Shtëpinë e Bardhë (ZHVILLIMET E FUNDIT NGA LUFTA)

Pas mbylljes së Ngushticës së Hormuzit nga Irani, tensionet në Lindjen e Mesme vijojnë të rriten dita ditës. Kujtojmë se ditën e djeshmë Irani lajmëroi se po mbyllte Ngushticën e Hormuzit, pasi fajësoi SHBA-në për “shkelje të besimit”, vetëm një ditë pasi kjo rrugë shumë  e rëndësishme ujore u shpall e hapur.

Ndërkohë, zyrtarë të lartë amerikanë u panë duke mbërritur në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa negociatat me Iranin i afrohen një pike kritike, me një armëpushim që pritet të skadojë brenda pak ditësh. Ata përfshinin Sekretarin e Mbrojtjes Pete Hegseth, drejtorin e CIA-s dhe kryetarin e Shtabit të Përbashkët.

Nga ana tjetër, sa i përket negociateve mes dy vendeve, ka patur deklarime edhe nga pala iraniane, ku sipas raportimit të CNN,  kryetari i parlamentit të Iranit tha se: “SHBA-të dhe Irani kanë një rrugë të gjatë për të bërë para se të arrijnë një marrëveshje”.

Teska së fundi presidenti amerikan Donald Trump, ka publikuar një deklaratë në rrjetet sociale, përmes së cilës e konsideron Izraelin si “aleat i shkëlqyer Shteteve të Bashkuara”.

“Pavarësisht nëse njerëzve u pëlqen apo jo Izraeli, ata kanë provuar të jenë një aleat i shkëlqyer i Shteteve të Bashkuara. Ata janë të guximshëm, besnikë dhe inteligjentë, ndryshe nga të tjerët që kanë treguar fytyrën e tyre të vërtetë në një kohë konflikti dhe stresi. Izraeli lufton fort dhe di si të fitojë”, shkroi Presidenti i SHBA-së Donald Trump.

Forcat e IRGC-së hapën zjarr ndaj një tankeri pranë Ngushticës së Hormuzit pas njoftimit të Iranit, dhe një anije e dytë u godit nga një predhë në rajon, sipas autoriteteve detare. Nju Delhi tha gjithashtu se dy anije me flamur indian ishin të përfshira në incidente në ngushticë dhe thirri ambasadorin e saj iranian për këtë çështje. Ndërsa në Liban, një ushtar francez që shërbente si pjesë e forcës paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara në Liban u vra ditën e djeshme.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT