Ish-demokrati e thotë troç: Për sa kohë PD udhëhiqet nga Berisha e njerëz si Lulzim Basha, nuk ka protestë që e rrëzon Edi Ramën (REAGIMI I PLOTË)

Ish-deputeti i partisë Demokratike, Edmond Spaho ka kritikuar sërish protestat e demokratëve dhe udhëheqjen e partisë nga Berisha, për të cilën thekson se për sa kohë ai do të jetë në krye të saj opozita nuk do të arrijë dot fitoren. Ndërsa shton se nëse Berisha do të qëndrojë në krye të PD-së, kryeministri Edi Rama e ka të sigurt fitoren e qeverisjes së vendit.
“Pavarësisht rënies së pjesëmarrjes, ekipi drejtues premton me këmbëngulje vazhdimin e protestave si mjeti kryesor për të rrëzuar Edi Ramen. Insistimi në këtë strategji të dështuar, nuk ka të bëjë fare me Ramën, por me ruajtjen e pozitës të këtij grupi në krye të PD dhe mbajtjen rreth vetes të asaj pjese militante që vazhdon t’u besojë. Në këtë mënyrë, ata garantojnë rikonfirmimin në zgjedhjet e muajit të ardhshëm dhe ruajtjen e pushtetit të tyre në krye të opozitës” shkroi Spaho në postimin e tij.
Më tej, Spaho nënvizon se nëse Berisha nuk jep dorëheqje nga udhëheqja e partisë, e nëse nga PD nuk largohen kandidatët si Lulzim Basha që sipas tij fundosi demokratët, Partia Demokratike nuk do të fitojë dot në asnjë zgjedhje.
Ndërsa shton se është momenti i duhur për ta lënë partinë në duart e drejtuesve të rinj që pritet të ndryshojnë strategjinë politike për t’u rikthyer në pushtet, pa protesta të dhunshme, pa molotovë, pa fjalor agresiv e përplasje të panevojshme në Parlament.
“Ekipi i ri drejtues duhet të ndryshojë tërësisht strategjinë politike për t’u rikthyer në pushtet. Jo protesta të dhunshme, jo molotov, jo fjalor agresiv dhe përplasje të panevojshme në Parlament dhe me komunitetin ndërkombëtar” shtoi Spaho në postimin e bërë.
Në përmbyllje të reagimit të tij, ish-demokrati thekson se dhe Parlamenti Europian është në mbështetje të një opozite të re, të shkëputur nga sjellja e klasës politike të para 35 viteve.
Postimi i plotë i Edmond Spahos: