Institucioni në kaos financiar?! Bashkia Elbasan SQARON 82 milion lekët “e zhdukura”: Shifrat janë keqinterpretuar, bëhet fjalë për mungesë parash (REAGIMI)

Bashkia e Elbasanit ka sqaruar se raportimet e bëra referuar auditimeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit në lidhje me të ardhurat vendore të këtij qyteti janë keqinterpretuar.

Përmes një postimi të bërë në rrjet, nga ana e Bashkisë së Elbasanit janë hedhur poshtë raportimet për kaosin financiar të këtij institucioni, ku bëhet fjalë për 82 milionë lekë të padeklaruara.

Bashkia e Elbasanit pretendon se performanca e tyre ka qenë në përmirësim nga viti në vit,duke theksuar se në 2023 Bashkia Elbasan ka arkëtuar 5% më shumë nga taksat dhe tarifat vendore se viti 2022. Ndërsa 2024 ka shënuar një rritje të ndjeshme me 25% më shumë arkëtime se viti 2023, duke sjellë një total arkëtimesh në këtë vit me 69.44% nga parashikimi buxhetor.

Në raportin e KLSH-së u theksua se kjo rritje nxjerr në pah mugensën e masave efektive nga drejtimi i bashkisë për të ulur nivelin e debitorëve dhe për të përmirësuar performancën në arkëtimin e të ardhurave.

Për këtë, punonjësit e bashkisë sqarojnë se ata kanë qenë gjithmonë transparent për performancën financiare apo mosarritjet e mbledhjes së ardhura të parashikuara. Ndërsa theksojnë se të ardhurat tatimore të pambledhura konsistojnë me bizneset që fiziisht janë të mbyllura por fiktivisht janë aktive.

“Kryesisht të ardhurat tatimore të pambledhura konsistojnë në biznese të cilat kanë kohë që fizikisht janë mbyllur, por për arsye të ndryshme qëndrojnë akoma aktiv në sistemin fiskal. Eshtë shumë e rëndësishme të theksohet se Institucioni ka marrë të gjitha masat ligjore për mbledhjen e debisë duke filluar me bllokimin e llogarive bankare, aseteve etj, pavarësisht se një pjesë e detyrimeve kanë lindur që në vitit 2011” shkruhet në reagimin e Bashkisë Elbasan.

Të ardhurat e munguara në vlerën 82 milionë lekë si pasojë e mosregjistrimit të plotë të detyrimeve, sipas raportit të KLSh-së shktakojnë rrezik të drejtpërdrejtë për humbjen e të drejtës së Bashkisë për t’i kërkuar këto detyrime në vijim.

Auditimet e kryera nga KLSH-ja nxorrën në pah se nuk janë përfshirë detyrime të rëndësishme, përfshirë debitorët nga gjobat e vendosura nga IMTV në vlerën 72,474,712 lekë, nga të cilat vetëm një pjesë prej 19,818,157 lekësh është trajtuar përmes procedurave të faljes sipas VKM-së në fuqi, ndërsa mbeten për t’u pasqyruar në kontabilitet 21 subjekte në vlerën 52,656,555 lekë.

Nga ana e Bashkisë është theksuar se institucioni ka marrë të gjitha masat ligjore për mbledhjen e debisë duke filluar me bllokimin e llogarive bankare, aseteve, edhe pse pjesa më e madhe e tyre rezulton që në 2011.

Sa i përket aludimeve për 82 milionë lekë të “zhdukura”, Bashkia Elbasan citon se rapporti i KLSH  nuk flet për zhdukje të shumave të parave, por për moskoordimin të institucioneve për pasqyrimin e detyrimeve në një regjistër të unifikuar. Sipas tyre nuk bëhet fjalë për para të munguara.

Reagimi i plotë i Bashkisë Elbasan: 

Bashkia Elbasan ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik në lidhje me disa aludime për kaos financiar, aludime të cilat i referohen joprofesionalisht dhe jokorrektësisht raportit të KLSH, të cilin e vlerësojmë për gjetjet dhe ndihmën e dhënë në përmirësimin e proceseve të punës.

Sa i përket eficensës në mbledhjen e të ardhurave vendore, Bashkia e Elbasanit ka rritur performancën e saj vit pas viti.

Në vitin 2023 Bashkia Elbasan ka arkëtuar 5% më shumë nga taksat dhe tarifat vendore se viti 2022.

Ndërsa viti 2024 shënoi një rritje të ndjeshme me 25% më shumë arkëtime se viti 2023, duke sjellë një total arkëtimesh në këtë vit me 69.44% nga parashikimi buxhetor.

Ashtu si çdo vit, kemi informuar Keshillin Bashkiak dhe qytetarët mbi performancën financiare apo mbi mosarritjet e mbledhjes së ardhura të parashikuara.

Kryesisht të ardhurat tatimore të pambledhura konsistojnë në biznese të cilat kanë kohë që fizikisht janë mbyllur, por për arsye të ndryshme qëndrojnë akoma aktiv në sistemin fiskal.

Eshtë shumë e rëndësishme të theksohet se Institucioni ka marrë të gjitha masat ligjore për mbledhjen e debisë duke filluar me bllokimin e llogarive bankare, aseteve etj, pavarësisht se një pjesë e detyrimeve kanë lindur që në vitit 2011.

Sa më sipër, biznesi i vogël joaktiv zë 59.27% të vlerës totale të debisë.

Biznes i madh joaktiv zë 33.76% të vlerës totale të debisë.

Në total bizneset joaktive në QKB dhe DRT(me kërkesë për ç’rregjistrim apo pezullim të përkohshëm) zënë 40% të vlerës totale të debisë.

20% e kësaj debie ndaj Bashkisë së Elbasanit i takon institucioneve me kapital shtetëror.

Nga ana tjetër, përsa u përket debitorëve familjarë, ngërçi qëndron në familjet që jetojnë prej shumë vitesh jashtë vendit dhe nuk përfitojnë aktualisht nga shërbimet publike, por taksohen për to.

Për t’i dhënë një zgjidhje këtij problemi, dhe heqjen e tarifave për qytetarët e Elbasanit të cilët prej vitesh jetojnë jashtë vendit dhe nuk janë përfitues të drejtëpërdrejtë të shërbimeve të bashkisë, i jemi drejtuar me shkresat përkatëse instucioneve të cilët mund të disponojnë zyrtarisht listën e shtetasve të cilët jetojnë jashtë vendit (KQZ dhe DPGJC)

Sa i përket mosarkëtimeve në masat administrative të vendosura nga IMT, sqarojmë se pas kalimit të afateve ligjore, Bashkia e Elbasanit i është drejtuar zyrave përmbarimore (siç parashikon ligji) për mbledhjen forcërisht të këtyre detyrimeve.

Hapi tjetër ligjor në këtë rast, janë proceset gjyqësore.

Sa i përket aludimeve për 82 milionë lekë të “zhdukura”, Bashkia Elbasan citon raportin e KLSH i cili, nuk flet për zhdukje të shumave të parave, por në momentin e auditit, për moskoordimin të institucioneve për pasqyrimin e detyrimeve në një regjistër të unifikuar. Pra jo për para të munguara.

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit duke vlerësuar konstatimet, ngriti mënjeherë urdhrin administrativ për zgjidhjen e kësaj situate dhe koordimin të plotë e korrekt mes çdo drejtorie. 

Kryetari i Bashkisë, gjithashtu, në mbështetje edhe të rekomandimit të KLSH kërkoi masa administrative ndaj punonjësve të cilët nuk janë koordinuar siç duhet mes tyre.

Raporti i KLSH është një dokument publik, transparent dhe i gjithëaksesueshëm, por Bashkia e Elbasanit ndjeu detyrimin të sqarojë opinionin publik për shkak të keqinterpretimeve të qëllimshme që u bëhen shifrave dhe të dhënave të tjera.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT