Ilir Meta mbetet në burg, Kushtetuesja rrëzon kërkesën e ish-presidentit

Ish-presidenti Ilir Meta nuk do të dalë nga paraburgimi. Vendimi u mor nga Gjykata Kushtetuese, e cila shqyrtoi të mërkurën një kërkesë të Metës për të fituar lirinë,.

Më herët gjatë ditës, Gjykata e Posaçme caktoi datën 27 prill për seancën e parë të procesit gjyqësor ndaj Metës, ish-deputetes Monika Kryemadhi dhe 3 të pandehurve të tjerë.

Ata akuzohen nga SPAK se janë përfshirë në korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT