Hita e nis me “grusht të hekurt”, “shkrin” Komisariatin e Policisë së Peqinit: Të ndëshkohen të githë efektivët që janë të përfshirë në paligjshmëri

Ditën e sotme Drejtori i përgjhithshëm i Policisë së Shetetit, Drejtuesi Madhor Skënder Hita, ka mbajtur një mbledhje të zhvilluar në DPPSH, me gjithë drejtorët vendor dhe ata të Kufirit.
Ku përpos të tjerash Hita ka porositur edhe pezullimin nga detyra të 7 punonjësve të policisë në Peqin, pasi ata nuk kanë zbatuar detyrën, në lidhje me një rast të kultivimit të bimëve narkotike në në fshatin Kurtaj, të zbuluar disa javë më parë në magazinën e ish- drejtorit të burgut të Rrgozhinës.
Drejtuesi Madhor u ka kërkuar prerë të gjithë drejtorëve masa të menjëhershme për të luftuar kultivimin e kanabisit, si dhe qëndrim të rreptë për cilindo punonjës policie që bëhet palë apo nuk përmbush detyrën.
Konkretisht janë pezulluar nga detyra shefi i komisariatit, shefi i krimeve,dhe 5 efektivë të tjerë: Komisar Altin Gusho, Komisar Danjel Kacaniku, Nënkomisar Sefer Dushku, Inspektor Muharrem Zylyfi, Nënkomisar Bilbil Lita, Komisar Denis Sinani dhe Inspektor Arben Koseni.
Kujtojmë se më 19 mars Policia e Shetit ndërmori në operacion në një banesë e cila i përkiste Bilal Hasës, i cili ishte Drejtor i Burgut të Rrogozhinës, ku iu gjetën rreth 4 mijë bimë narkotike. Hasa u shpall në kërkim dhe u paraqit vetë në komisariat, e më pas blutë e lanë të lirë pasi njoftuan se nuk gjetën asnjë lidhje mes tij dhe laboratorit të drogës. Teksa drejtoria e Përgjithshme e burgjeve e pezulloi menjëherë nga detyra.
Hasa mohoi lidhjet me laboratorin gjatë marrjes në pyetje, ndërkohë që gjatë aksionit të policisë në afërsi të plantacionit nuk u gjet asnjë person gjë e cila ka ngritur dyshime për dekonspirim të operacionit të policisë.
Në vendngjarje janë gjetur sende të shumta me gjurmë ADN-je, si shishe plastike, bishta cigaresh dhe mjete pune.
Nga ky operacion në pranga u vu një faturist energjie i OSHEE, Erion Dogovelli, 23 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Me të njëjtën akuzë janë shpallur në kërkim përgjegjësit e OSHEE-së në zonën e Peqinit, Ervis Maçi, 36 vjeç dhe Denis Elezi 34 vjeç.