Hetimi i BBC “nxjerr zbuluar” SKANDALIN në Greqi: Policia helene përdor emigrantë si “mercenarë” për kthime të dhunshme në kufi

Një artikull i prestigjozes BBC, ka nxjerrë “zbuluar” një skanadal në Greqi, ku po zhvillohet një praktikë e errët në kufirin mes shtetit Helen dhe Turqisë. Në të cilin emigrantët janë duke u përdorur si “mercenarë”, për të larguar me dhunë të tjerë emigrantë që hyjë nga ky kufi tokësor.
“Ne kemi parë dokumente të brendshme të policisë në të cilat rojet përshkruajnë se si rekrutimi i të ashtuquajturve mercenarë urdhërohej dhe mbikëqyrej nga oficerë të lartë. Gjetjet tona zbulojnë akuza për brutalitet, me dëshmitarë që raportojnë se emigrantët janë zhveshur, grabitur, rrahur dhe madje edhe sulmuar seksualisht. Është pretenduar se mercenarë janë punësuar jozyrtarisht në kufi që të paktën nga viti 2020” shkruan BBC.
Në thelb të kësaj skeme janë persona të huaj nga vende të tilla si Pakistani, Siria apo Afganistani, të cilët rekurtohen për të marrë pjesë në këto “operacione”. Ata mbajnë në kokë masak të zeza dhe nuk kanë uniforma, teksa “mbi krye” kanë oficerët grekë. Bazuar në dëshmitë e marra ngasa BBC, ata paguhen me para, telefona të marrë nga emigrantët e tjerë si edhe dokumente të cilat u mundësojnë lëvizjen në territorin grek.
Një burim policor në rajonin e Evros ka deklaruar se këto praktika janë të njohura gjerësisht në terren dhe se kthimet e detyruara mund të arrijnë deri në qindra persona në javë. Sipas të njëjtit burim, nuk ka efektiv në zonë që të mos ketë dijeni për këto operacione.
I pyetur nga BBC, kryeministri grek, Mitsotakis është shprehur se nuk ishte “plotësisht në dijeni” të këtyre akuzave, kurse autoritetet e tjera nuk kanë dhënë përgjigje.
Media po ashtu ka siguruar pamje nga 22 qershori 2023, në të cilat një grup emigrantësh, të cilët sapo kishin kaluar në Evros dhe donin të kërkonin azil, u zunë në pritë nga burra të maskuar.
Një raport mbi këtë incident nga Zyra e të Drejtave Themelore, një hetues i pavarur brenda Frontex, zbuloi se, bazuar në provat në dispozicion, midis 10 dhe 20 “shtetas të vendeve të treta” kishin vepruar sipas udhëzimeve të oficerëve grekë. Thuhet se ndaj emigrantëve është ushtruar abuzim fizik e verbal, përfshirë këtu kërcënime me vdekje përdhunime, kontrolle trupore të seksualizuara, si edhe rrahje, të qëlluara me thikë, kufizime dhe vjedhje.
Ndërkohë përgjatë kohës hera herës autoritet greke kanë muohuar se migantët nga ky grup janë gjetur në zonë në 22 qershorin e 2023-shit.
Zona e Evros, një vijë kufitare prej rreth 200 kilometrash përgjatë lumit me të njëjtin emër, është një nga pikat kryesore të hyrjes së emigrantëve në Bashkimin Europian. Që nga viti 2015, Greqia ka përballuar mbi një milion mbërritje emigrantësh, kryesisht nga rruga detare, por edhe nga kjo vijë tokësore.
(Artikullin e plotë të BBC mund ta lexoni duke klikuar KËTU)