Goditja e grupit të Jetmir Pepës nga SPAK, gazetari: Trafikonin mbi 500 kg kokainë me një rrugë nga Amerika Latine

Gazetari Xhevahir Zhabina, ka dhënë detaje nga aksioni i SPAK, ku u godit një grup që trafikonte drogëra të forta.
Zhabina tha se grupi i drejtuar nga Jetmir Pepa dyshohet se ka trafikuar dhjetëra tonë kokainë në vende të Evropës Perëndimore, teksa tha se ata sillnin mbi 500 kilogramë kokainë me një rrugë nga Amerika Latine.
Po ashtu gazetari tha se janë sekuestruar edhe dhjetëra prona dhe makina në pronësi të Jetmir Pepës.
“Në momentin e trafikut ky grup lëvizte sasi të konsiderueshme, jo nën 500 kg kokainë në portet evropiane. Mendohet se kanë trafikuar qindra tonë. Prokuroria ka evidentuar vetëm 7.5 tonë kokainë, por janë edhe disa dhjetra tonë të kaluar drejt vendeve të Evropës.
Ajo që bën përshtypje është se kemi 60 pasuri të paluajtshme si apartamente, toka, poste parkime, në qytete si Lezhë, Shëngjin, Himarë, pra në vendet ku ka instensitet të lartë ndërtimi ku ky grup kishte pasuri. Janë edhe 89 makina të sekuestruara, që janë mjete pune të kompanive që kryen punë publike si dhe 72 llogari bankare në total 12 milionë euro”- tha Zhabina.