Gjergj Luca sfidon “teoricienët e mëdhenj”: Qesh me të madhe, i japin mend botës dhe s’kanë provuar asgjë, kriteri i suksesit është qëndrueshmëria, jo pallavrat

Në podcastin “Allishverish”, nga biznesmeni Gjergj Luca dhe gazetari Bledi Mane dhe i ftuar eksperti i ekonomisë Rezart Prifti zhvilluan një debat të gjatë mbi ekonominë, sipërmarrjen dhe kontrastin mes teorisë akademike dhe praktikës së biznesit.

Gjergj Luca e nisi diskutimin me një pyetje provokuese: “A është teoria e kriteri të vërtetës apo është praktika siç ka thënë Enver Hoxha kriteri i të vërtetës?”

Rezart Prifti u përgjigj se kriteri i të vërtetës është vetë e vërteta as teoria as praktika.

Asnjëra nga të dyja. Kriteri i të vërtetës është e vërteta, as teoria as praktika. Po si ja bën ti provën teorive tuaja? E thjeshtë fare. I zbatoj. Po nuk doli mirë, kthehem prapë mbrapa.”-tha Prifti.

Gjergj Luca ironizoi ekonomistët që flasin pa prova praktike duke u shprehu se qesh me të madhe me teoricienët që sheh në televizor sepse nuk kanë «ngritur ndonjëherë qepen në jetën e tyre».

Qesh me të madhe me këta që dalin nëpër ekrane me teoricienët e mëdhenj që japin opinionet e gjithë botës dhe nuk i kanë bërë provën asgjëje. Teoria mbetet ajër kur nuk i bëhet prova dhe është e shëndetshme vetëm kur i bëhet prova në praktikë. Nuk është problemi me hap qepen, problemi është mos me e mbyllë qepenin kurrë. Se po e mbylle qepenin një ditë, ti ke mbaruar punë, ke falimentuar. Në këtë vend të gjithë njerëzit që kanë lekë nuk kanë qepen dhe njerëzit që kanë qepen janë të detyruar ta mbajnë hapur. Po e mbyllën një ditë, falimentojnë.” – tha Luca.

Ai kujtoi edhe përvojën e tij personale, ku tregoi se për shtatë vite nuk e mbylli vetë por ia “mbyllën qepenin.”

Mua ma kanë mbyllur për shtatë vjet qepenin, ja ku jam. Prandaj e du këtë tjetrin unë, sepse ky tjetri s’ma ka mbyllur qepenin asnjë ditë, por më ka pranuar mua kështu siç jam si Luc. Kriteri i të vërtetës është praktika, me praktikë njerëzit që shkojnë përpara.”- tha Gjergj Luca në podcastin “Allishverishi”

Rezart Prifti e përshkroi sipërmarrjen si një përballje të përditshme: “Sipërmarrja është si punë e shpullave, e kupton? Përditë han një shpullë.”

Ndërsa Luca e kundërshtoi duke theksuar se kriteri i suksesit është qëndrueshmëria duke thënë se të ngrihesh në këtë treg. Elementi i qëndrueshmërisë është këmbëngulja, pasioni, talenti, përkushtimi, djersitja, përplasja. Të gjitha këto janë kriteri i të vërtetës për të mbajtur “qepenin hap”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT