FOTOLAJM/ Sali Berisha: Ky është Verbuesi i Ariut, spraji që Sokol Besëpreri u hodhi demokratëve në protestë

Lideri demokrat Sali Berisha ka publikuar një fotografi të atij që ai e quan “Verbuesi i Ariut” apo “Aprai i Ariut”, duke akuzuar drejtuesit e Policisë së Shtetit se kanë kryer një vepër të rëndë penale duke spërkatur përfaqësuesit e PD dhe militantët.

“Verbuesi i Ariut apo Sprai i Ariut arma që Edi Rama dhe banditët e tij Skënder “Balluku”, Sokol “Besëpreri” etj perdorën kundër drejtuesve, deputetëve dhe protestueseve të opozitës. Vepër e rëndë penale. Kriminel”, shkruan Sali Berisha.

Lideri demokrat ka akuzuar dhe dje drejtuesit e Policisë së Shtetit se këtë herë kanë përdorur një lëndë të re, e identifikuar prej tyre si “Sprai i Ariut”, me veti të forta djegëse duke mos kursyer militantë, përfaqësues dhe drjetues të opozitës.

FOTOLAJM/ Sali Berisha: Ky është Verbuesi i Ariut, spraji që

Postimi i liderit demokrat Sali Berisha

Back to top button
LAJMET E FUNDIT