Fotoja e tij u gjet në telefonin e Nuredin Dumanit dhe e deshën të VDEKUR! Ish-zv.drejtori i bluve të Elbasanit dëshmon në GJKKO: Më thirri Gledis Nano dhe më tha…

Është duke mbajtur ditën e sotme seanca e rradhës për dosjen “plumbi i artë” në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO, teksa gjatë së cilës ka dëshmuar Krenar Guçe, ish-zëvëndës drejtor i Policisë së Elbasanit.

Sipas Guçes, fotoja e tij është gjendur në trelefonin e Nuredin Dumanit, teksa më tej ka zbuluar edhe një bisedë me ish-kreun e Policisë së Shtetit Gledis Nano, ku sipas tij ky i fundit i kishte komunikuar se persona të caktuar pranë kishin pasur qëllime dashakeqe kundrejt tij, dhe kjo ishte arsyeja përse ishte marrë në mbrojtje nga shteti për dy vite.

“Gjatë kryerjes së detyrës, më ka thirrur ish-drejtori i përgjithshëm Gledis Nano dhe më është bërë me dije se persona të caktuar kanë pasur qëllime dashakeqe ndaj meje. Kanë pasur foton time në telefon dhe për këtë arsye unë kam pasur mbrojtje nga shteti për 2 vite”, ka dëshmuar ai.

Pjesë të shkëputura nga diskutimi në seancë:

Avokati i Fatos Gosës: Ju kanë kërcënuar gjatë ushtrimit të detyrës?

Krenar Guçe: Gjatë kryerjes së detyrës, më ka thirrur ish-drejtori i përgjithshëm Gledis Nano dhe më është bërë me dije se persona të caktuar kanë pasur qëllime dashakeqe ndaj meje. Kanë pasur foton time në telefon dhe për këtë arsye unë kam pasur mbrojtje nga shteti për 2 vite. Në 5 nëntor 2021 kam pësuar një aksident, theva këmbën. Qëndrova 6 muaj me raport. Nuk më është dhënë shpjegim se kur ishte bërë kërcënimi. Fotoja ime ishte gjetur tek telefoni i Dumanit. Shteti shqiptar më ka dhënë mbrojtje.

Avokati: (Pasi lexon një procesverbal të kqyrjes së hyrjes në Shqipëri nga Rinasi dhe vajtjes në një hotel të Hajdar Bako Çopja në dhjetor 2019) Përse nuk i keni referuar prokurorit emrin e personit që keni kqyrur lëvizjet, Hajdar Bako Çopja?

Krenar Guçe: Procesverbali është i qartë. Ka qenë sekret hetimor. Po ta shikoni në dosje, do ta gjeni edhe procesverbalin që ia kam referuar prokurorit.

Kujtojmë se Krenar Guçe është oficeri i Policisë i cili dyshohet se ishte vënë në shenjestër për t’u ekzekutuar nga vrasësi me pagesë Nuredin Dumani, raportimi se foto e tij është gjetur në celularin e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, është bërë në vitin 2022.

Agjentin e krimeve e donin të vdekur jo se ishte i paaftë apo se kishte bashkëpunuar me bandat, por sepse Krenar Guçe kishte arritur të zbërthente një vrasës, deri te porositësi. Euglen Halili, i arrestuar për vrasjen e mikut të tij Regis Runaj, tregoi se porositësi ishte Erion Alibej.

“I forti” i Elbasanit e donte të vdekur Regis Runajn pasi dyshonte se ishte pjesëmarrës në vrasjen e familjarëve të tij, në ngjarjen e rëndë të Bradasheshit, ku humbi vëllanë, xhaxhanë dhe një mikun e tyre, shtetas turk. Alibej u arrestua menjëherë pas vrasjes, sepse djaloshi që ai kishte porositur për të hequr qafe Runajn u zbërthye.

Nga dëshmia e Nuredin Dumanit u mësua se Erion Alibej ishte në dijeni të punonjësit të Policisë që kishte marrë dëshminë e Halilit, ndaj i kishte kërkuar Nuredin Dumanit që ta ekzekutonte. Ishte pikërisht dëshmia që agjenti i krimeve “voli” nga i arrestuari, që zbardhi një zinxhir vrasjesh në Elbasan.

Prandaj edhe familja e Krenar Guçes është marrë në mbrojtje për dy vite ashtu siç deklaron ai, për shkak të rrezikut që mund t’i kanosej për shkak të detyrës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT