FOTO/ Ambasadori i Bashkimit Europian mban radhën te “Buk e Gjath” në Tiranë, Altin Prenga: Më bëri përshtypje se po priste dhe nuk kërkoi të kalonte si VIP-at tanë

Sipërmarrësi i njohur i “Mrizit të Zanave”, Altin Prenga ka treguar se sot në ambientet e biznesit të ri që ai ka hapur në Tiranë, “Buk e Gjath”, ka qenë një vizitor i veçantë, ambasadori Luigi Soreca.

Altini thotëse edhe përse nuk shërben më në Shqipëri, por tashmë përfaqëson Bashkimin Europian në Bosnje dhe Hercegovinë, Luigi ka ardhur në Tiranë për të shijuar kryeqytetin dhe padyshim bukët e tij fantastike “me gjath”.

“E ndesha në radhë Luigi Soreca-n e m’bani shumë përshtypje që s’kërkoi me ja kalu radhën sikur me ndodh shpesh me ca vipa ktej detit. Europa shpesh ndihet te kto gjeste t’vogla,  e m’gëzoi pa masë që ma rikujtoi sot. Barazi, qytetari dhe dhe dashni ndaj produktit te mire.

Njisoj si fakti që kthehet gjithmonë në Shqipni, megjithëse sot shërben si Ambasador i BE-së në Bosnje. Faleminderit”, shkruan sipërmarrësi Altin Prenga, duke theksuar se pavarësisht postit dhe detyrës së lartë, ambasadori nuk ka kërkuar që të kalonte pa radhë.

Sipërmarrja e tij e re “Buk e Gjath” është shndërruar në një atraksion më vete në Tiranë dhe çdo ditë deri në mbrëmje, rrugica e ngushtë te Bulevardi “Zogu I” gumëzhinë nga qytetarë të shumtë që presin deri në 1-2 orë për simiten karakteristike.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT