Erion Braçe ende ambicioz për Tiranën: Do ta rikthej kryetarin e Bashkisë me të njëjtin përkushtim si deputetin

Ambicia e Erion Braçes për Tiranën, duket se vazhdon me po të njëjtat ritme si më parë, dhe ai nuk ka hequr dorë. Të paktën këtë lë të kuptohet postimi i tij i fundit në rrjetin social “Facebook”, ku ka ndarë momente nga një intervistë e dhënë prej tij një vit më parë në “Dritare”.

Krahas videove të postuara Braçe ka shkruar se pas katër vitesh deputet ai u zgjodh deputet i njësisë numër 5 në Tiranë. Duke shtuar se nuk beson të ketë njeri të asaj njësie të thotë “nuk e njoh deputetin”, duke argumentuar se deputeti nuk është “vaninet” por “punë”.

Më tej ai bën një paralelizim të situatës, teksa shkruan se tashmë Tirana është prej një viti pa kryetar, dhe zotohet të: “rikthej edhe kryetarin e bashkisë më të njëjtin përkushtim siç ktheva deputetin”.

“Lagje më lagje dhe rrugë më rrugë” përfundon Braçe.

Postimi i plotë:

Tirana/5sa

25 prill 2025-nje vit me pare

Ja sa shume rendesi ka koherenca

Une u zgjodha me vote deputet!

Pas kater vitesh pa deputet,

Nuk besoj qe tek 5sa ka njeri qe thote “Nuk e njoh deputetin”-cep e me cep te 5SES!

Sepse deputeti nuk eshte vanitet, deputeti eshte Pune!

Tani tirana prej nje viti eshte pa kryetar;

Do ta rikthej edhe kryetarin e bashkise me te njejtin perkushtim sic ktheva deputetin,

Lagje me lagje dhe rruge me rruge!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT