“Duhet ti gjejmë zgjidhje kësaj ‘gjakderdhje’”, Afrim Gashi në alarm për emigrimin: Nëse të rinjtë vijojnë të largohen politikat tona kanë dështuar

Kreu i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka qemë sot pjesë e panelit  “Diaspora dhe demokracia përfaqësuese në hapësirën shqiptare: Nga vota te përfaqësimi institucional”. Ku ndër të tjera është shprehur se politikat e çdo shteti konsiderohen të dështuara nëse nuk arrijnë të frenojnë largimin e të rinjve.

Si fillim ai u shpreh se në vend të fjalës diaspor i pëlqen më shumë të përdoret fjala mëgatë: “Dua të bëj dallimin me shpjegim të fjalës diasporë dhe mërgatë. Diasporë vjen nga greqishtja vjetër, kur zbërthen kuptimin e saj është farë e shpërndarë diku. Më pëlqen më shumë fjala mërgatë, kuptimin e ka të njëjtë dhe është shqip. Mërgatën e ndjejmë më të afërt.”

Teska më tej shtoi se: “Shqipëria, Kosova dhe shqiptarët kanë jetuar në sisteme të ndryshme politike, arsyet që kanë sjellë te mërgimi kanë qenë të ndryshme. Pa kuptuar mirë arsyet, nuk mund të arrijë te konkluzioni sesi mund ta bëjmë rilidhjen e rikthimin. shpërngulja nga shteti shqiptar ka ndodhur pas 90 për arsye ekomomike. Në Kosovë ka një kombinim të faktorëve, por prevalon faktori politik ai i shpërnguljes së dhunshme. Të shqiptarët e Maqedonisë është kombinim i atyre ekonomik e politik. Synimi është njeriu, gjithë shteti, institucionet, proceset demokratike në një shtet zhvillohen, që ne të krijojmë kushte të dinjiteshme që njerëzit mund ti gëzojnë këto të mira. Kjo gjakderdhje demokratike që po ndodh vitet e fundit, duhet t’i gjejmë një zgjidhje, nëse vazhdojnë këto trendë, situata në vendet tona do të jetë alarmante. Një prej arsyeve pse të rinjtë po na ikin, është mungesa e shpresës.”

E në përfundim të fjalës së tij Gashi theksoi se: “Nëse të rinjtë vijojë të ikin jashtë, është indikator i dështimit të politikave tona. Nuk janë zgjedhjet indikatori më i mirë, mesazhi më i mirë që na vjen prej popullit, është a e kemi mundur t’i mbajmë të rinjtë të jetojnë në vendin e tyre”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT