Digjet makina e gazetarit Sami Curri në mesnatë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Në qytetin e Bulqizës, rreth orës 02:45 të mëngjesit, është djegur makina e gazetarit Sami Curri.

Zjarrvënia dyshohet të jetë e qëllimshme për shkak të detyrës. Makina ka qenë e parkuar në afërsi të pallatit ku banonte gazetari.

Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëset, por nuk kanë mundur ta fikin. Policia po bën veprimet hetimore rreth ngjarjes për zbardhjen e saj.

Sipas gazetarit, ky veprim ka ardhur si presion ndaj punës së tij.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT