Dalin pamjet, si nisi zjarri tek pallati pranë “Farmacisë 10” në Tiranë (VIDEO)

Ky është momenti kur mbeturinat e marketit të pallatit në zonën e “Farmacisë 10” në kryeqytet marrin flakë.

Zjarri më pas përfshin fasadën e objektit, duke shkrumbuar rreth 30 banesa.

Shërbimet e zjarrfikëses reaguan menjëherë, ndërsa banorët u evakuan për të shmangur rreziqet.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e saktë të zjarrit dhe për të vlerësuar dëmet.

Pamjet e publikuara tregojnë qartë flakët që përhapen nga katin përdhes drejt fasadës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT