“Burrin tim e ke pasur mashë”, vjehrra i kthehet nuses: Pjesën e djemve të mi nuk e merr dot ti

Një konflikt familjar për pronësinë e një banese 3-katëshe ka vënë përballë vjehrrën dhe nusen këtë të diel, më 26 prill, në rubrikën “Shihemi në Gjyq” me juristen Eni Çobani.

Perrija dhe Vitura përplasen ashpër mbi të drejtën e pronësisë së shtëpisë, ku akuzat dhe tonet e tensionuara mes njëra-tjetrës nuk kanë munguar.

Nusja pretendon se banesa është ndërtuar me mundin dhe të ardhurat e saj dhe të bashkëshortit, ndërsa vjehrra këmbëngul se prona u përket vetëm fëmijëve të saj. “Burrin tim e ke pasur mashë”, shprehet Vitura gjatë përplasjes, ndërsa Perrija i kundërpërgjigjet prerë se “pjesën e djemve të mi nuk e merr dot nusja”.

Perrije: Po ti moj çfarë kërkon tek vjehrra këtu, shtëpinë e kam bërë unë, nuk e ke bërë ti. Ti e ke pjesën te babai jot.

Vituri: Po jo moj zonjë! Nuk e ke bërë ti shtëpinë time. Shtëpinë time e kam bërë unë, kam vdekur për atë shtëpi.

Perrije: Nusja nuk shtëpi tek vjehrra!

Vituri: Shtëpinë e ke në Belishovë ti, nuk e ke në Fier. Ti dhuroju fëmijëve shtëpinë, që ke në Belishovë, jo atë që kam bërë unë.

Perrije: Shtëpinë e kam bërë për fëmijët e mi dhe jo për ty.

Vituri: Vjehrra ime e ka shtëpinë në Belishovë, nuk e ka atje, ato shtëpi i kanë bërë çunat. Unë ato shtëpi i kam bërë vetë, kam punuar me burrin. Shtëpinë i kam bërë vetë moj zonjë, nuk më nxjerr dot mua ti nga shtëpia ime.

Perrije: Shtëpitë 3 katëshe i kam hedhur unë me burrin time.

Vituri: Ku i gjete shtëpitë ti?! Çfarë pune ke bërë?! Ato lekë ishin të miat dhe të burrit tim, që të kam dhënë. Shtëpitë në Fier, janë të miat, i kam bërë me djersën time. Burrin tim e ke pasur mashë, i thoje “Festim ik në Durrës, ik në Itali e ik në Fier”. More vesh?!

Perrije: Moj ke të drejtë! Pjesën e fëmijëve të mi nuk e merr dot nusja. Këtë ta kesh të qartë.

Vituri: Unë marr pjesën time!

Eni Çobani: Për çfarë arsye nuk e merr dot nusja, se edhe ju keni qenë nuse dikur.

Perrije: Unë nuk kam marrë certifikatë pronësie.

Eni Çobani: Atëherë ti do që të jesh vetëm ti me djemtë dhe të mos jenë nuset?

Perrije: Po nusja nuk ka pjesë tek unë moj! Nuk më ka dhënë para mua, e ka tek burri i saj! Ajo është pronare tek toka e saj.

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT