Arbërishtja rrezikon zhdukjen, shqipja lufton për mbijetesë! Emigrantët shqiptarë në Itali përballë DETYRËS për të mbrojtur “rrënjët”

Në emisionin “Të gjitha Rrugët të Çojnë në Romë” në ABC NEWS, është trajtuar një temë duket se nuk ka marrë vëmendjen e duhur , por që përbën një rrezik zhdukja e gjuhës arbëreshe në Itali.
Kjo gjuhë, e ruajtur për më shumë se pesë shekuj si një pasuri e rrallë historike dhe kulturore, po zbehet dita‑ditës për shkak të emigrimit, familjeve të përziera, mungesës së përdorimit në shkrim dhe mbrojtjes së dobët institucionale.
Ligji italian për pakicat gjuhësore është ekzsistent por është lënë në përgjegjësinë e pushteti lokal, gjë që e nuk ka sjellë përpjekje konkrete.
Paralelisht, emigrantët e rinj shqiptarë në Itali po përballen me sfidën e ruajtjes së gjuhës shqipe. Për vite me radhë, mësimi i shqipes u la në plan të dytë për shkak të integrimit në shoqërinë italiane, por sot gjithnjë e më shumë prindër po hapin shkolla shqipe për fëmijët e tyre, shpesh me mbështetje nga Tirana.
Megjithatë, këto iniciativa mbeten të shpërndara dhe ndaj duhet një mjaftueshme. Natyrshëm lind pyetja, a mjafton vullneti individual për të ruajtur një gjuhë?
Një marrëveshje mes Giorgia Melonit dhe Edi Ramës shihet si e domosdoshme, me qëllim shpëtimin e gjuhës arbëreshe dhe mbështetjen konkrete të mësimit të shqipes tek brezat e rinj emigrantësh.