Albana Vokshi shpërthen ndaj Taulant Ballës: Sharlatan dhe i paburrë që fyen dhe kërcënon gratë e Parlamentit

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi, gjatë replikës së saj në Kuvend ndaj deputetes Bora Muzhaqi, ka shpërthyer ndaj kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, duke hedhur akuza se ai kërcënon dhe fyen gratë e Parlamentit.

Vokshi iu drejtua me fjalë ofenduese Ballës, duke e quajtur “sharlatan” dhe “të paburrë”.

Një pyetje u bëj të gjithë këtyre burrave: a keni motra ju? A keni gra ju? A do ta pranoni këtë gjuhë të atij sharlatani, të paburrë në Parlament? A do ta pranonit që ai sharlatan të kërcënonte gratë deputete?“, theksoi deputetja.

Po ashtu, ajo bëri thirrje për përjashtimin e Ballës nga Kuvendi.

Vokshi: Ju keni kryetarin e grupit socialist që në mënyrë të vazhdueshme fyen dhe intimidon burrat dhe tani e ka bërë zakon edhe me gratë. Zoti kryetar, ju jeni përgjegjësi kryesor për këtë situatë në Kuvend. Ju duhet të jepni fjalën për procedurë të gjithë deputetëve. Ju i hoqët fjalën koleges sime deputete, duke krijuar një tjetër konflikt dhe ia dhatë zonjës Muzhaqi, e cila, nëse do të kishte një fije integriteti, nuk do ta kishte pranuar këtë.

Tani, ajo që unë dua të them është se dua të kërkoj në emër të grave deputete të opozitës, sepse unë pres që gratë e asaj ane të ngrihen dhe të mbrojnë të drejtat e grave në këtë seancë. Një pyetje u bëj të gjithë këtyre burrave: a keni motra ju? A keni gra ju? A do ta pranoni këtë gjuhë të atij sharlatani, të paburrë në Parlament? A do ta pranonit që ai sharlatan të kërcënonte gratë deputete? Po ajo karrige është më e rëndësishme se dinjiteti dhe një seancë e moralshme? Po a ju vjen turp që bëheni të gjithë pas atij të paburri? A ju vjen turp juve, zoti kryetar, që nuk morët masa për Mediun kur ky i paburri e fyeu? Unë kërkoj që të përjashtohet ky që është turpi i parlamentit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT