Adriatik Kupi zbuti masën e sigurisë për Ramazan Rrajën? Burgjet PËRGËNJESHTROJNË lajmin: Kreu nuk ka kompetenca për të marrë vendime! Nipi i deputetit socialist vijon dënimin (DEKLARATA)

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka përgënjeshtruar raportimet se kreu i institucionit, Adriatik Kupi ka firmosur ndryshimin e masës së sigurisë për të akuzuarin Ramazan Rraja.
Përmes një njofitmi për shhtyp të shpërndarë në rrjet, institucioni nënvizon se pretendimi se Kupi ka nzbutur masën e sigurisë ndaj Rrajës, është i pavërtetë, duke theksuar se vendimi për ndryshim masa merret vetëm nga institucionet kompetente, siç është në rastin konkret gjykata.
Ndërsa bëhet me dije se gjykimi i radhës për Rrajën do të jetë më 6 maj.
“Ky pretendim është i pavërtetë, sepse ndryshimi i sigurisë së lartë në bazë të Ligjit Nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, neni 16, vendoset nga Gjykata Penale e juridiksionit, bazuar në vlerësimin e rrezikshmërisë që kryhet nga Komisioni i IEVP dhe konfirmohet nga Komisioni i Vlerësimit të Rrezikshmërisë në DPB. Procesi gjyqësor po vijon aktualisht dhe i dënuari është njoftuar se më datë 06.05.2026 është data e seancës së radhës” thuhet në njoftimin e bërë.
Po ashtu theksohet se deri më tani nuk ka asnjë informacion për ndryhsim të masës së sigurisë për Rrajën, ndërsa theksohet se shtetasi në fjakë vijon të kryejë dënimin e tij në bug.
“Deri në këtë moment nuk ka asnjë vendim gjykate të administruar në protokoll të DPB për ndryshimin e sigurisë të të dënuarit R.Rr dhe ky i dënuar aktualisht është në regjimin e sigurisë së lartë. DPB nuk ka dijeni se çfarë vendimi ka marrë gjykata” shtohet më tej në deklaratën e bërë.
Ditën e sotme, gazetari Elton Qyno raportoi se me firmën e Adriatik Kupit, u urdhërua ndryshimi i sigurisë për të dënuarin me 6 vite burgim, Ramazan Rraja. Raportim i cili u përgënjeshtrua nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.
Kujtojmë që nipi i deputeti socialist, Ramazamm Rraja u prangos nga Operacionalja në një lokal në zonën e Fushë Krujës. Ky shtetas rezultonte në kërkim prej kohësh, i akuzuar nga SPAK për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, në vendin e njohur si mbikalimi i Shkozetit.
Reagimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve: