Zyrtari iranian: Jemi gati për një luftë të gjatë me SHBA-në, vetëm vështirësitë ekonomike mund ta përfundojnë atë

Një zyrtar i lartë iranian ka paralajmëruar se qeveria është gati për një luftë të gjatë me Shtetet e Bashkuara dhe vazhdimin e sulmeve ndaj vendeve të Gjirit në një përpjekje për t’i ushtruar presion mbi to që të bindin Presidentin Donald Trump të tërhiqet nga konflikti.

Paralajmërimi erdhi nga Kamal Kharazi-n, këshilltari i politikës së jashtme në Zyrën e Liderit Suprem gjatë një interviste për CNN në Teheran. Ai deklaroi se lufta do të përfundojë vetëm përmes vështirësive ekonomike.

“Nuk shoh më hapësirë ​​për diplomaci. Sepse Donald Trump i ka mashtruar të tjerët dhe nuk i ka mbajtur premtimet e tij; ne e kemi përjetuar këtë në dy raste gjatë negociatave: ndërsa ishim duke negociuar, ata na goditën. Kjo luftë po ushtron shumë presion – presion ekonomik – mbi të tjerët, për sa i përket inflacionit dhe mungesës së energjisë; kështu që nëse vazhdon, ky presion do të rritet më tej dhe të tjerët nuk do të kenë zgjidhje tjetër veçse të ndërhyjnë”, tha Kharazi për CNN.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT