Zgjedhja e kreut të ri të degës së PD në Shkodër degjeneron në përplasje fizike

Mbledhja e zhvilluar në selinë e Partisë Demokratike në Shkodër, mbrëmjen e së hënës, për procesin e konfirmimit të kandidatëve që do të garojnë për drejtimin e degës lokale, është shoqëruar me tensione dhe debate të forta mes anëtarëve.

Situata u ndez pasi nga drejtuesit qendrorë u miratuan vetëm dy kandidatë për garë, pavarësisht se nga struktura e bazës ishte propozuar një listë më e gjerë emrash. Ky vendim u prit me kundërshtime nga disa prej pjesëmarrësve në mbledhje, të cilët ngritën dyshime dhe kërkuan sqarime lidhur me mënyrën dhe kriteret e përzgjedhjes.

Diskutimet e ashpra mes anëtarëve, që fillimisht u zhvilluan në formë debatesh verbale, në disa momente u përshkallëzuan duke çuar edhe në përplasje fizike dhe shkëmbim fyerjesh mes disa prej të pranishmëve.

Personat e tjerë që ndodheshin në sallë ndërhynë për të qetësuar situatën dhe për të shmangur agravimin e mëtejshëm të konfliktit.

Ndërkohë, procesi për zgjedhjen e kryetarit të ri të degës së Partisë Demokratike në Shkodër pritet të kulmojë më 15 mars, kur do të zhvillohet votimi për drejtimin e kësaj strukture lokale.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT