VUDEO/ As bunkeri nëntokësor nuk e shpëtoi nga ELIMINIMI! Momenti kur pallati i Ali Khameneit u bombardua nga 30 bomba, si CIA ra në gjurmët e liderit iranian

Një video e publikuar nga Forcat e Armatosura Izraelite tregon momentin dramatik të bombardimit të pallatit në Teheran ku banonte udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei. Pamjet e publikuara mëngjesin e sotëm shfaqin momentin kur kompleksi goditet në kuadër të një operacioni të përbashkët mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit.
Operacioni ishte kulmi i muajve të tërë mbikëqyrjeje të udhëhequr nga CIA, e cila sipas raportimit të The New York Times, kishte siguruar informacione të detajuara dhe shumë të besueshme mbi lëvizjet dhe axhendën e liderit iranian. Inteligjenca amerikane kishte sinjalizuar se Khamenei do të merrte pjesë në një takim të nivelit të lartë me zyrtarë të regjimit në Teheran.
Në të njëjtën kohë, shërbimet izraelite konfirmuan se takimi do të zhvillohej në rezidencën e tij. Ndërsa burime amerikane flisnin për një takim në mbrëmje, inteligjenca izraelite zbuloi se ai ishte zhvendosur për në orët e para të mëngjesit. Kjo diferencë kohore u konsiderua “dritarja ideale”. Uashingtoni dhe Tel Avivi vendosën të përshpejtonin goditjen, duke synuar eliminimin e tij në momentin kur ndodhej me rrethin e tij më të ngushtë.
Rrjeti Channel 12 raportoi se rreth 30 bomba u hodhën mbi kompleksin, ndërsa sipas të njëjtit burim, Khamenei ndodhej në një bunker nëntokësor në momentin e sulmit.
Viktimat e nivelit të lartë
Në sulm u raportua se humbën jetën edhe vajza, dhëndri dhe mbesa e tij, si dhe figura kyçe të establishmentit iranian. Mes tyre, komandanti i Islamic Revolutionary Guard Corps, gjenerali Mohammad Pakpour; shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Saeed Abdolrahim Mousavi; admirali Ali Shamkhani, këshilltar i Komandantit Suprem; si dhe Mohammad Basiri, zyrtar i lartë në Ministrinë e Inteligjencës.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se “shumë udhëheqës” të lidhur me programin bërthamor iranian u eliminuan gjatë operacionit.
Mediat iraniane raportuan për 201 të vdekur dhe 747 të plagosur në valën fillestare të sulmeve, përfshirë mbi 100 fëmijë në një shkollë të goditur nga shpërthimet.
“Një nga njerëzit më të këqij në histori ka vdekur”
Thashethemet për vdekjen e Khameneit nisën të qarkullonin që në orët e para. Imazhet satelitore tregonin shembjen e pjesëve të kompleksit, ndërsa ai nuk ishte shfaqur në publik.
Konfirmimi erdhi nga presidenti amerikan Donald Trump, i cili në platformën e tij Truth Social shkroi: “Një nga njerëzit më të këqij në histori ka vdekur”. Ai shtoi se objektivi u lokalizua përmes “sistemeve shumë të sofistikuara të informacionit” në bashkëpunim me Izraelin dhe e cilësoi operacionin si “mundësinë më të madhe për popullin iranian për të rimarrë vendin e tij”.
Pak më vonë, televizioni shtetëror iranian konfirmoi zyrtarisht lajmin. Me zë të dridhur, prezantuesi deklaroi se lideri “piu kupën e ëmbël dhe të pastër të martirizimit”.
40 ditë zie publike
Qeveria iraniane shpalli 40 ditë zie kombëtare dhe 7 ditë pushim. Mijëra qytetarë u mblodhën në sheshe dhe vende të shenjta në Tehran dhe Mashhad, duke mbajtur fotografi dhe flamuj në nderim të udhëheqësit të vrarë.
#BREAKING
People in Iran mourn following the official announcement of the martyrdom of Grand Ayatollah Imam Khamenei. pic.twitter.com/LkuovUVitR— Tehran Times (@TehranTimes79) March 1, 2026
Një konflikt i ri rajonal
Vdekja e Khameneit shihet si një moment kthese në përplasjen mes Iranit dhe aleancës SHBA-Izrael. Ushtria izraelite njoftoi valë të reja sulmesh ndaj raketave balistike dhe sistemeve të mbrojtjes ajrore iraniane. United States Central Command deklaroi se po ndërmerrte “veprime të shpejta dhe vendimtare” përballë asaj që e quajti një “kërcënim të padurueshëm”.
Irani u kundërpërgjigj me raketa dhe dronë ndaj bazave amerikane në rajon, përfshirë selinë e United States Fifth Fleetnë Bahrain, si dhe objektiva në Izrael dhe në Gjirin Persik.
Përplasja u zhvendos edhe në arenën diplomatike, ku në United Nations Security Council, SHBA dhe Izraeli u përballën me Iranin. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, bëri thirrje për ndërprerje të menjëhershme të armiqësive dhe rikthim në negociata, duke paralajmëruar për pasoja serioze për civilët dhe stabilitetin rajonal.
Lindja e Mesme, edhe një herë, gjendet në prag të një cikli të ri përshkallëzimi, ndërsa bota ndjek me ankth zhvillimet që mund të ripërcaktojnë ekuilibrat gjeopolitikë të rajonit.