“Vlonjatët i kanë shërbyer Shqipërisë me pushkë, të dalin të mbrojnë Shkollën Tregtare”, ish-ministri thirrje edhe SPAK: Hetoni babëzinë që kërkon të ndërtojë pallate

Arben Malaj, ish-deputet përfaqësues i Vlorës në katër legjislatura dhe ish-ministër i Partisë Socialiste, kërkon që vlonjatët të ngrihen kundër asaj që ai e cilëson “babëzi” e cila do të shkatërrojë Shkollën Tregtare për të ndërtuar pallate.

Ai thotë se ka disa vite që ngre zërin kundër këtij vendimi dhe do të vazhdojë ta bëjë, ndërsa u kujton vlonjatëve se janë ngritur me pushkë e penë për t’i shërbyer Shqipërisë, e ndaj njëjtë duhet të veprojnë edhe tani.

“Vlonjatët duhet të dalin dhe të mbrojnë Shkollën Tregtare, simbolin e tyre historik. Vlonjatët i kanë shërbyer Shqipërisë me pushkë dhe me penë. Nuk ka të babëzitur me sa do pushtet kriminalë  që mund të nënshtrojë një qytet të tërë, aq me pak VLOREN”, shkruan Arben Malaj.

Sipas ish-ministrit socialist, ata duhet të ngrihen për të mbrojtur historinë e lavdishme të qytetit në bregun e Jonit, duke theksuar se duhet të lihen mënjanë ndasitë dhe interesat personale.

“Turp për kryebashkiakët e Vlorës dhe Këshillin bashkiak nqs e kane bekuar këtë hajduteri primitive. Turp  për te gjithë deputetët e të gjitha partive te Vlorës që me heshtjen e tyre miratuese, janë bashkefajtore te shkaterrimit simboleve historike te Vlores”, shkruan ai.

Arben Malaj i bën thirrje edhe Prokurorisë së Posaçme të hetojë, duke pretenduar se pavarësisht zhdukjes së qëllimshme të dokumenteve pronësore nga Kadastra Shqiptare, “letrat” për Shkollën Tregtare të Vlorës gjenden lehtësisht në arkivat italiane dhe ai i ka publikuar.

“Në dokumentin e vitit 1993 (vërtetim pasurie), qartësohet se në vitin 1940, tokat e familjes së Qazim Koçulit u blenë nga Italia për qëllime ushtarake. Pas çlirimit, pronat e fashizmit u konfiskuan, prandaj kudo në Shqipëri ato janë troje publike. Shqiptarët mund t’i grisin dokumentet në Kadastrën Shqiptare, por ato janë lehtësisht të gjetshme në arkivat italiane”, përmbyll ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT