Vjosa Osmani e indinjuar për akuzat absurde se ka lobuar kundër Kurtit në SHBA/ Për gjendjen e Kosovës: E bindur se populli ka fjalën e fundit!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë dhënë mbrëmjen e sotme në Syri TV, ka reaguar ndaj pretendimeve se ajo dhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, kanë lobuar për rrëzimin e kryeministrit Albin Kurti. Ajo i ka cilësuar këto zëra si “absurde” dhe ka theksuar se takimi ku mori pjesë ka qenë një tryezë e gjerë rajonale, e quajtur “Amerikë–Evropë Juglindore”, ku është diskutuar vetëm për potencialin ekonomik të vendeve pjesëmarrëse.

 “Është absurde të thuhet sikur unë dhe Begaj kemi lobuar për rrëzimin e Kurtit. Ka qenë një takim me të gjithë Evropën Juglindore, jo vetëm me ne. Ajo tryezë është quajtur ‘Amerikë–Evropë Juglindore’ dhe aty është diskutuar për potencialin ekonomik të secilit shtet.”-tha Osmani

Duke iu referuar marrëdhënieve mes kryeministrit Kurti dhe presidentit turk Erdogan, Osmani tha:

Ata njihen shumë më gjatë me njëri-tjetrin dhe janë shumë afër edhe në aspektin ideologjik, ndryshe nga unë që kam një qëndrim institucional.

Presidentja e Kosovës ka theksuar se interpretimet për një “puç” kundër Kurtit janë të pavërteta dhe dëmtojnë besueshmërinë e institucioneve.

Ky reagim i Osmanit vjen pas spekulimeve të fundit mbi rolin e saj në raport me zhvillimet politike në Kosovë, të cilat ajo i ka hedhur poshtë si të pabazuara.

Sa për gjendjen e tanishme të Kosovës, Osmani tha se nuk e ngre gishtin ndaj askujt që mendoj se ka përgjegjësi por qytetarët e Republikës së Kosovës do e gjykojnë vetë, dhe se beson te populli.

Kur ka bllokade institucionale duhet te kthehemi te zëri i popullit, besoj dhe shpresoj që shumë shpejt të kemi një zgjidhje, kushdo që të vijë në këtë zyrë do të këtë mbështetje të plotë që të vijojë mbarëvajtja e punëve të këtij institucioni.”- shton Osmani.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT