Vizita në Berlin, Balla: Sot Shqipëria dhe Gjermania kanë nivelin më të lartë historik të marrëdhënieve

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi një vizite zyrtare në Berlin së bashku me Kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, dhe një grup deputetësh nga mazhoranca dhe opozita.

Ai ka vlerësuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, duke u shprehur se do të rrisim investimet gjermane në Shqipëri dhe se Gjermania ka qenë dhe mbetet një nga partnerët tanë më të rëndësishëm. Ai theksoi se marrëdhëniet mes dy vendeve janë nivelin më të lartë historik.

Ne i jemi mirënjohës Gjermanisë, e cila renditet e para me mbështetjen e drejtpërdrejtë akorduar Shqipërisë në këto 35 vite. Sot Shqipëria dhe Gjermania kanë nivelin më të lartë historik të marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe dhe bashkëveprojnë suksesshëm në kuadër të organizatave ku dy vendet tona aderojnë.

Gjermania është mbështetëse kryesore e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Do të vazhdojmë të rrisim prezencën e kompanive gjermane në Shqipëri”- shkruan Taulant Balla.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT