VIDEO/ “Unë nuk dua të jetoj më”, efektivët shkuan t’i prisnin ullinjtë, qytetari vlonjat me thikë me vete: Merreni dhe më vrisni, po më merrni pronën, ku të shkoj?!

Një përplasje e fortë ka ndodhur ditën e sotme mes një qytetari dhe punonjësve të policisë bashkiake, Policisë së Shtetit dhe punonjësve të Bashkisë Fier.

Konflikti ka nisur për një sipërfaqe toke pranë varrezave, ku qytetari pretendon se toka është e tij dhe e ka mbjellë me ullinj.

Në momentin kur punonjësit ndodheshin në terren, ai është paraqitur në vendngjarje dhe është përplasur me ata.

Sipas një videoje të publikuar nga Vlora.info, qytetari është shfaqur me një thikë dhe ka kërcënuar punonjësit, duke deklaruar se nuk do të jetojë më nëse i presin ullinjtë.

“Ju më merrni pronën. Ku do të shkoj unë tani? Unë nuk dua të jetoj më. Hajde më vritni”, dëgjohet ai të thotë në video.

Shërbimet e policisë kanë ndërhyrë duke e shoqëruar qytetarin në komisariat, për shkak të rrezikut që mund të shfaqte më vonë ai.

Pjesë nga përplasja:

Qytetari: Ju më merrni pronën

Efektivi: E ke gabim

Qytetari: Si e kam gabim unë. Ku do vete tani unë? Unë nuk dua të jetojë më

Efektivi: E ke me ligjin zgjidhe me ligjin

Qytetari: Ore nuk dua

Efektivi: Thika nuk mbahet. Tani do të ndalojë unë që ke armë të ftohtë me vete

Qytetari: Hajde më vrit

Efektivi: Vazhdoni me këtë në komisariat se është me thikë me vete

Back to top button
LAJMET E FUNDIT