VIDEO/ “Mos merr si pushka e j*vgut!” Fjalët e Arbana Osmanit në Ferma VIP krijuan zhurmë, Ermal Mamaqi i hedh “kunja” Ledion Liços

Mbrëmjen e djeshme, Prime i “Ferma VIP 3” u shoqërua me tensione dhe përplasje mes fermerëve, sidomos me disa situata të Akilit, të diskutuara edhe gjatë spektaklit të mbrëmshëm.

Por përpos kësaj,  një koment i moderatores Arbana Osmani tërhoqi vëmendje të madhe në rrjetet sociale. Ajo iu drejtua Akilit, duke u shprehur: “Me thënë të drejtën, ke marrë pak si pushka e jevgut”. Ky reagim u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale dhe u interpretua si një deklaratë me përmbajtje raciste.

Ndërkohë, njëri prej opinionistëve të programit, Ermal Mamaqi ka shpërdnarë ironikisht një nga videot gazmore që kanë qarkulluar në rrjet.

Në këtë video ka një caption në të cilin shkruhet: “Ledioni kur dëgjoi Arbanën duke i thënë Akilit “mos merr si pushka e j*vgut””, dhe në të është një person që kërcen i lumtur nën tingujt e një kënge popullore shqiptare. Një mënyrë kjo për të shprehur se moderator i BBVA, “është gëzuar” për gafën e ish-moderatores të atij spektakli, Arbanën.

Mamaqi në story-n e ndarë në llogarinë e tij në rrjetin social “Instagram”, videon e ka shoqëruar me të qeshurat e një “giff”-i.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT