VIDEO/“Largohuni, qen të qelbur!” Shkoi për falje namazi por u përball me të shara dhe të bëritura! Kryeministrit Albanese i ndodh e papritura në xhami

Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese dhe Ministri i Punëve të Brendshme Tony Bruke, iu bashkuan besimtarëve myslimanë në xhaminë Lakemba në Sidnei për ritin e faljeve të Bajramit këtë të premte. Mirëpo nuk u përballën me një atmosferë fortë mikpritëse, pasi në fakt disa besimtarë “protestan” kundër tyre në xhaminë më të madhe të vendit, duke i kundërshuar dhe fishkëllyer.
Video nga momenti janë përhapur gjerësisht në rrjet, në to shihet dhe dëgjohet që disa besimtarë myslimanë ndërprenë faljen e namazit dhe filluan të bërtisnin “largohuni” dhe i quajtën “mbështetës të gjenocidit” apo “qen të qelbur”
Një roje sigurie, u hodh në tokë prej njërit prej personave i cili po bërtiste, ky i fundit më pas u shoqërua jashtë.
Në një moment gjatë tensioneve, një organizator i kërkoi turmës të ulej dhe të ndalonte filmimin, duke thënë: “Të dashur vëllezër dhe motra, qëndroni pak të qetë” dhe “është Bajram. Është një ditë gëzimi”.
Por kjo nuk ishte mjaftueshëm bindëse për “protestuesit” e pranishëm të cilët vijuan të bërtisin “turp për ju”, teksa politikanët largoheshin.
Disa anëtarë të komuniteteve muslimane në Australi, nuk e kanë pëlqyer qëndrimin e qeverisë ndaj sulmit të Izraelit në Gaza.
Në deklaratën e bërë Albanese, tha se disa ishin të acaruar nga vendimi i qeverisë së tij, i njoftuar më herët këtë muaj, për ta shpallur organizatën islamiste Hizb ut-Tahrir si një grup të ndaluar urrejtjeje sipas ligjeve të vendosura pas të shtënave masive të dhjetorit në Bondi Beach të Sidneit.
The leftist Prime Minister of Australia, Anthony Albanese, who has repeatedly expressed harsh positions against Israel in light of the war in Gaza and is an enthusiastic supporter of the establishment of a “palestinian” state, came to visit the largest mosque in Australia on the… pic.twitter.com/SrANKwc3DU
— The Daily News (@DailyNewsJustIn) March 20, 2026