Vendimi për Ballukun-Vangjeli: Qëndrimet e palëve ndryshojnë, kur njëri është i nënës dhe tjetri i njerkës

Analisti Lorenc Vangjeli ka deklaruar në emisionin “Trialog” të Alba Alishanit në RTSH1 se nëse raporti i sotëm i mazhorancës do të ishte lexuar katër apo pesë vite më parë për Sali Berishën “do të meritonte një duartrokitje.”

Shikoni çfarë ka ndodhur në rastet e njëpasnjëshme, në rastin e z. Veliaj, është njëri prej tyre për të parë edhe strategjinë në të cilën ndjek.

SPAK-u  në raste të tilla sipas gjykimit të tyre ka pengesa, apo devijime nga kërkesat e tyre.

Në rast se ky raport i mazhorancës do të ishte lexuar 4 apo 5 vite më parë në rastin e z. Berisha fjala vjen do të meritonte një duartrokitje. Flasim në parim.

Nëse raporti i opozitës do të ishte i ndryshëm, do të kishim një kryqëzim”, tha Vangjeli.

Vangjeli vuri në dukje se ndryshimet e palëve ndryshojnë “për sa kohë bëhet fjalë për njërin që është i nënës dhe tjetri që është i njerkës.”

Shikoni se si ndryshojnë qëndrimet e palëve për sa kohë bëhet fjalë për njërin që është i nënës dhe tjetri që është i njerkës. Për një njërin që është pozitë dhe tjetrin që është në opozitë.

Nëse Edi Rama dhe mazhoranca do të kishin mbrojtur atë që arresti i z. Berisha ishte jo proporcional dhe Kuvendi të refuzonte dhënies e lejes për arrestin e tij shtëpiak, atëherë do të ishim cilësisht të ndryshme.  

Nëse tifozët e z. Berisha e kishin vërtet seriozisht atë mbrojtje do të duhet ta thoshin edhe sot një gjë të tillë”, deklaroi më tej Vangjeli.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT