Valë e re bombardimesh izraelite në Teheran, Irani KËRCËNON SHBA-në: Do pendoheni për fundosjen e fregatës iraniane në Sri Lanka

Teksa lufta ka hyrë në ditën e gjashtë, situata në Lindjen e Mesme sa vjen e tensionohet.
Mësohet se Izraeli ka kryer sulme ndaj Libanit dhe Iranit, pasi u njoftua se ata kanë lëshuar një raketë Qom dhe një “sistem mbrojtjeje ajrore” në Isfahan, ndërsa shpërthime janë raportuar edhe në Teheran.
Ministri i Jashtëm iranian ka kërcënuar SHBA-në se do të pendohet shumë për fundosjen e fregatës iraniane në Sri Lanka.
Në Izrael, sirenat e sulmeve ajrore u aktivizuan në Tel Aviv dhe Jerusalem.
Ndërsa mësohet se fluturimi i parë nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, për të sjellë qytetarët në shtëpi nga rajoni, është vonuar për shkak të një problemi teknik.
Fluturimi nga Omani ishte planifikuar të nisej që në orët e vona të djeshme, por mëoshet se do realziohet sot.
Nga ana tjetër ligjvënësit në SHBA kanë votuar kundër një mase që do të kishte kufizuar aftësinë e Donald Trump për të urdhëruar më shumë veprime ushtarake në Iran.
Sakaq, Trump është shprehur se po të mos sulmohej Irani atëherë brenda pak javëve do të zotëronte armë bërthamore.
“Nëse nuk do të kishim goditur brenda dy javësh, ata do të kishin një armë bërthamore. Kur njerëz të çmendur zotërojnë armë bërthamore, atëherë ndodhin gjëra të këqija”, tha Trump.