Turqia kërkon të ulet në tavolinë me Iranin për të SQARUAR arsyet se PSE raketa iraniane hyri në vendin e tyre

Turqia ka kërkuar së fundmi një takim me Iranin për t’u sqaruar në lidhje me raketën balistike që u lëshua drejt hapësirës së saj ajrore.
“Ambasadori iranian u thirr në Ministrinë e Jashtme dhe ne i përcollëm reagimin dhe shqetësimet tona lidhur me incidentin”, konfirmohet nga mediat e huaja.
Sot mbrojtja e NATO-s shkatërroi një raketë balistike të lëshuar nga Irani teksa ajo po drejtohej në hapësirën ajrore turke të mërkurën, duke shënuar herën e parë që ky anëtar i aleancës është përfshirë në konfliktin në zgjerim të Lindjes së Mesme.
Drejtimi i raketës ishte i paditur, por një zëdhënës i NATO-s njoftoi se blloku transatlantik i mbrojtjes dënon shënjestrimin e Turqisë nga Irani dhe se qëndronte fort në krah të të gjithë aleatëve.
Ministria turke e mbrojtjes tha se raketa kishte kaluar mbi Irak dhe Siri përpara se të rrëzohej nga sistemet e mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s të vendosura në Mesdheun lindor.
“Ne i paralajmërojmë të gjitha palët të përmbahen nga veprimet që do të çonin në përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit në rajon. Në këtë kontekst, ne do të vazhdojmë të konsultohemi me NATO-n dhe aleatët tanë të tjerë”, tha ministria e mbrojtjes, duke shtuar se nuk pati viktima apo të lënduar.