“TURP, a jeni shqiptarë?” Policia e tërhoqi zvarrë, qytetarja në Baks-Rrjoll pëson lëndime nga DHUNA e efektivëve, shfaqet duke çaluar (VIDEO)

Protesta e sotme e zhvilluar në zonën e Baks-Rrjollit është shoqëruar me përplasje të ashpra mes banorëve dhe efektivëve të policisë. Përplasjet janë agravuar aq shumë sa e lënduar ka mbetur dhe një qytetare.

Në pamjet e siguruara nga burimet qytetarja shafqet duke çaluar. Qytetarja në fjalë ecën ngadalë duke u mbajtur në krahët e dy personave të tjerë që i vijnë në ndihmë. Ndërsa mësohet të ketë marrë lëndime serioze në njërën këmbë pasi shfaqet duke e tërhequr.

“Turp, a nuk jeni shqiptarë ju more? Si nuk i lini banorët të mbrojnë tokat e tyre” dëgjohet teksa thotë njëri prej protestuesve.

Situata mes protestuesve dhe efektivëve ditën e sotme u përshkallëzua akoma më shumë pasi protestës iu bashkuan dhe qytetarë nga rrethe të tjera të Shqipërisë, duke rritur kështu numrin e personave që kundërshtojnë ndërtimin e “Blue Borgo”.

Kujtojmë se kjo është dita e 43-të e protestave në zonën e Baks-Rrjollit kb banorët kundërshtojnë realizimin e resortit tursitik me pretendimin se tokat janë të tyre dhe veprimtaria e kompanisë “Gender 2” është në shkelje me ligjin.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT