Trump me “sytë” nga Europa për ngushticën e Hormuzit, PARALAJMËRON NATO-n: Nëse përgjigjja është negative, do jetë shumë keq për të ardhmen tuaj

Sot lufta në Lindjen e Mesme ka hyrë në ditën e 17, teksa tensionet vijojnë të rriten. E ndërkohë për herë të parë presidenti Donald Trump ka kërkuar bashkëpunim me Euorpën, për të garantuar kalimin e sigurtë të naftës në Ngushticën e Hormuzit, e cila cijon të jetë e bllokuar prej iranianëve që prej ditës së nisjes së luftës.

Trump ka paralajmëruar NATO-n, se do të përballet me një të ardhme “shumë të keqe” në rast se nuk ndihmon në rohapjen e ngushticës së Hormuzit.

“Nëse nuk ka përgjigje, ose nëse përgjigjja është negative, mendoj se do të jetë shumë keq për të ardhmen e NATO-s”, tha ai.

Ndërkohë që nuk la pa thënë edhe një mesazh për Britaninë er Madhe, teksa Keir Starmer refuzoi të merrtje veprime konkrete kundër Iranit.

“Mbretëria e Bashkuar mund të konsiderohet aleati numër një, ai me historinë më të gjatë e kështu me radhë, megjithatë, kur u kërkova atyre të ndërhynin, ata refuzuan. Dhe sapo ne në thelb eliminuam aftësinë kërcënuese të Iranit, ata thanë: ‘Epo, atëherë do të dërgojmë dy anije’. Dhe unë thashë: ‘Na duhen këto anije para se të fitojmë, jo pasi të fitojmë’”u shpreh Trump.

Gjithashtu Trump në një intervistë për Financial Times, lajmëroi se samiti i planifikuar me homologun e tij kinez Xi Jinping, mund të vohohej si shkak i luftës  duke shtuar se: “Mendoj se edhe Kina duhet të ndihmojë, sepse Kina merr 90% të naftës së saj nga Ngushtica”

Kujtojmë se ditën e shtunë Trump u bëri thirrje kombeve të dërgojnë anije luftarake për të mbajtur të hapur rrugën e ngushtë ujore për anijet, ndërsa forcat iraniane vazhdojnë sulmet pas sulmeve amerikane dhe izraelite ndaj Iranit, duke thënë se shpresonte që vende si Kina, Franca, Japonia, Koreja e Jugut dhe Britania e Madhe të dërgonin anije në zonë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT