Tragjedia në Vjenë/ “Policia kërkoi 5 orë për ti gjetur!” Avokati shqiptar jep DETAJE të reja, reagon Osmani dhe Kurti: Ngushëllime familjarëve, dhimbje e thellë edhe për ne

Një ngjarje e rëndë  ka tronditur mbarë opinionin publik ditën e djeshme, ku në Vjenë të Austrisë 3 shtetas nga Kosova kanë humbur jetën tragjikisht në orarin e punës. Pajtim Bajrami, Asllan Musliu dhe Istref Zekaj ishin duke punuar mbi një skelë ndërtimi së bashku me dy punëtorë të tjerë, para se ajo të rrëzohej dhe të ndërronin jetë.

Ndërkohë, ka patur reagime edhe nga politika kosovare, pas ngjarjes. Ku kryeministri Albin Kurti ka shprehr ngushëllimet për familjet e viktimave dhe ka bërë me dioje se komunikimi me ambasadën në Vjenë vijon në mënyrë që të ofrohet gjithë “mbështetja e nevojshme”.

“Na ka tronditur thellësisht lajmi për vdekjen tragjike të disa personave në Austri. Sipas informacioneve zyrtare nga Ambasada jonë atje, tre prej tyre janë identifikuar si qytetarë të Republikës së Kosovës. Në këto momente të rënda, shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet e viktimave dhe të gjithë ata që janë prekur nga kjo humbje e madhe. Qeveria e Republikës së Kosovës është në komunikim të ngushtë me Ambasadën tonë në Vjenë për të ofruar gjithë mbështetjen e nevojshme” është shprehur Kurti në postimin në rrejetet sociale.

Ndërsa presidentja Vjosa Osmani, ka reaguar përmes një telegram ngushillimi ku ka shkruar se tragjedia ka lënë dhimbje jo vetëm te familja por te gjithë të tjerët.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për humbjen tragjike të jetëve të bashkatdhetarëve tanë: Pajtim Bajrami, Asllan Musliu dhe Istref Zekaj, si pasojë e aksidentit të rëndë në një kantier ndërtimi në Vjenë. Kjo tragjedi e rëndë, që ua ndërpreu jetën teksa punonin për ta siguruar jetesën, ka lënë një dhimbje të thellë e të pashuar jo vetëm te familjet e tyre, por te të gjithë ne.

Në këto momente të vështira, ju shprehim ngushëllime familjeve, miqve dhe të afërmve të viktimave. Ndajmë dhimbjen me familjet dhe lutemi që të gjejnë forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë. I përhershëm qoftë kujtimi për Pajtim Bajramin, Asllan Musliun dhe Istref Zekajn!”, shkruan presidentja.

Ndërkohë, një avokat shqiptar i cili jeton në Vjjenë, Mirsad Musliu. Ka ndarë disa detaje të reja nga ngjarja e rëndë, ku ka përmendur edhe shkaqet e mundshme të këtij aksidenti.

Sipas tij zjarrëfikësit dhe policia austriake kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes por për shkak të kompleksitetit të situatës iu është dashur pesë orë për ti gjetur viktimat pas rrënojave.

“Ka qenë shumë rast i ndërlikuar, bile edhe drona janë përdorur sepse ka qenë vendi shumë jostabil. Konstruksioni ka rënë në hapësirën e brendshme të kësaj ndërtese”, tha ndër tjera ai.

Duke folur më tej se ka disa variante të cilat mund të kenë çuar në këtë tragjedi: “Ka shumë variante. Mund të ketë lëshime në statikë, mund të ketë mungesë të ofrimit të sigurisë nga punëdhënësi, mund të jetë varianti mospërdorimi i mjeteve të sigurisë nga vet punëtorët, mund të ketë lëshime nga kolegët e viktimave. Këto janë shumë variante, por tani nuk mund ta bëjmë fajtor asnjë person derisa hetimet janë ende të pakryera.”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT