Tensionet në Lindjen e Mesme, Presidenca: Prioritet është siguria e qytetarëve shqiptarë! Po ndjekim të gjitha zhvillimet

Presidenca i është përgjigjur interesit të Report Tv lidhur me rrezikun nga situata në Lindjen e Mesme. Presidenca thotë se po ndjek të gjitha zhvillimet dhe se është në kontakt të vazhdueshëm institucional me të gjitha institucionet përgjegjëse për sigurinë dhe mbrojtjen.

Reagimi

Presidenti i Republikës po ndjek në vijimësi me vëmendje të shtuar zhvillimet dhe është në komunikim të vazhdueshëm institucional me të gjitha institucionet përgjegjëse për sigurinë dhe mbrojtjen.

Kreu i Shtetit ka kërkuar informacion dhe është informuar në mënyrë të vazhdueshme mbi masat e marra nga institucionet që i ngarkon Kushtetuta dhe ligji për garantimin e sigurisë dhe mbrojtjes.

Presidenti i Republikës ka udhëzuar angazhim dhe përkushtim të institucioneve, me fokus të veçantë te qytetarët shqiptarë që ndodhen për arsye të ndryshme në rajonin e Lindjes së Mesme.

Presidenti Begaj ka theksuar nevojën për forcimin e masave të sigurisë dhe rritjen e gatishmërisë së strukturave përkatëse, duke vendosur në plan të parë sigurinë dhe mbrojtjen e qytetarëve.

Bashkëpunimi dhe bashkërendimi ndërinstitucional i shërbejnë forcimit të masave për garantimin e sigurisë.

“Jeta e çdo qytetari shqiptar është prioritet!” – kjo ka qenë kërkesa e Presidentit drejtuar të gjitha institucioneve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT