Sulmet në Bejrut, ushtria izraelit mesazh për qytetarët libanezë pas sulmeve: Hezbollahu po vë në rrezik jetën tuaj

Ushtria izraelite të enjten pasdite, i dërgoi një mesazh popullit të Libanit pas luftimeve në një lagje në qendër të Bejrutit.

Për popullin e Libanit, nën këtë ndërtesë në zemër të Bejrutit, në lagjen Batsoura, grupi terrorist Hezbollah ka fshehur miliona dollarë për të financuar aktivitetet e tij terroriste“, thuhet ndër të tjera në mesazh.

IDF pretendon se Hezbollahu po vë në rrezik jetët e banorëve të Libanit, duke i tërhequr në luftën në shërbim të Iranit.

Sipas tyre, grupi ushtarak po përdor qendrën e Bejrutit për të fshehur aktivitetet e tij nga shteti dhe publiku.

Paratë ruheshin në një kompleks të vendosur në bodrumin e dytë, të ruajtur nga burra të armatosur. Qasja në këtë depo ishte përmes një parkingu, të vendosur nën një ndërtesë tërësisht civile, duke i ekspozuar qindra banorë që jetojnë në dhe përreth ndërtesës ndaj një rreziku të konsiderueshëm.

Popull i Libanit, grupi terrorist Hezbollah, i cili ju tërhoqi në luftë në shërbim të Iranit, vazhdon të veprojë në zona civile, duke rrezikuar jetën tuaj. Këtë herë, ai përdori zemrën e kryeqytetit libanez, duke fshehur aktivitetet e tij nga shteti dhe publiku.

Hezbollahu ka arritur një nivel të ri shfrytëzimi cinik të Libanit për interesat e veta dhe për të çuar më tej aktivitetet e tij terroriste – në kurrizin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT