Sulm masiv kibernetik përmes “KadNap” prek 1400 pajisje interneti

Më shumë se 14.000 pajisje në të gjithë botën janë sulmuar nga hackerët më atë të një programi të ri që quajtur KadNap.
KadNap është një program i ri i sofistikuar që përdoret për sulme kibernetike në shkallë të gjerë.
Sipas kompanisë që merret me sigurinë kibernetikë në disa vende, Lumen ka zbuluar se KadNap përdor një sistem peer-to-peer të decentralizuar, i cili e bën shumë të vështirë për ekspertët e sigurisë ta identifikojnë dhe ta ndalojnë.
Ky rrjet kompjuterësh ka infektuar kryesisht pajisje që shpërndajnë internet Asus, të cilët më pas përdoren për të drejtuar trafik keqdashës dhe për të kryer sulme të mëdha kibernetike, si sulmet DDoS (Distributed Denial of Service) që nxjerrin faqet e internetit jashtë funksionit.
Sulmet DDoS (Distributed Denial of Service) janë sulme kibernetike ku mijëra ose miliona pajisje të infektuara dërgojnë kërkesa të njëkohshme drejt një serveri ose faqe interneti, duke e mbingarkuar dhe bërë të papërdorshme. Ato nuk synojnë vjedhjen e të dhënave, por bllokimin e shërbimit.
Raporti thekson se shumica e pajisjeve të infektuara ndodhen në SHBA, por janë identifikuar raste edhe në Mbretërinë e Bashkuar, Australi, Brazil, Rusi dhe Evropë. Për përdoruesin e zakonshëm, infektimi është pothuajse i padukshëm, përveç ndonjë ngadalësimi të internetit. Megjithatë, adresa IP e tij mund të përdoret për aktivitete keqdashëse, duke e ekspozuar ndaj rrezikut.
KadNap nuk është thjesht një program i zakonshëm, rrjetet e tij kompjuterike shiten përmes një shërbimi të quajtur Doppelganger, ku përdoren për sulme brutale me fjalëkalime dhe fushata të synuara shfrytëzimi. Kjo e bën çdo pajisje të infektuar një rrezik të vazhdueshëm.