Shqiptari RRËFEN mes lotësh momentet e tmerrit nga shpërthimi i autobusit në Zvicër: Pashë një burrë që mori një gur e theu dritaren, 6 persona u dogjën komplet

Një 67-vjeçar shqiptar në një prononcim për mediat zvicerane ka rrëfyer momentet e para nga shpërthimi i autobusit i cili la pas 6 të vdekur dhe 5 të plagosur në Zvicër.

Osman Ismaili tregon se sapo pa vendin që u përfshi nga flakët ai ka dalë nga shtëpia pa këpucë për të ndihmuar.

“Vetëm flakë kishte kudo”, thotë 67-vjeçari shqiptar Osman Ismaili, i cili prej 35 vitesh jeton në Kerzers prej 35 vitesh.

Në momentin e ngjarjes Omsani u shpreh se ishte darkuar me familjen kur papritmas pa zjarrin nga dritarja.

“Vetëm bërtita se kishte zjarr dhe dola jashtë pa këpucë,” është shprehur 65-vjeçari shhqiptar, shkruan Blick.

“Pashë një burrë që mori një gur dhe theu një dritare. Pak më vonë, një person arriti të lirohej nga autobusi. Familja e tij kishte të afërm në autobus. Nuk e dimë ende çfarë ndodhi me ta”, shtoi më tej Ismaili mes lotësh.

Mbrëmjen e së martës, autobusi i transportit publik u përfshi nga flakët në qendër të Kerzers në kantonin e Fribourg, Zvicër duke u marrë jetën 5 personave dhe duke lënë 6 të plagosur.

Në lidhje me këtë ngjarje, mediat vendase raportojnë se dyshohet që një person hodhi një shishe me benzinë dhe u dogj edhe vetë madje.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT