Shqipëria “konkurron” me perlën e Gjirit Persik, shumë turistë braktisin Dubain dhe zgjedhin vendin tonë, ministri: Nuk na kënaq fatkeqësia e tyre, por…

Ministri i Turizmit, Blendi Gonxhja, ka dhënë një deklaratë për mediat, ku ka folur për projektet dhe financimet që ministria nën drejtimin e tij ka ndërmarrë për të mbështetur jetën kulturore dhe për të inkurajuar të rinjtë.

Gjatë fjalës së tij ai po ashtu është ndalur edhe te sektori i turizmit për të cilin theksoi se nga viti në vit është në rritje.

Sipas ministrit, pas situatave të fundit që kanë ndikuar në destinacionet tradicionale të pushimeve në Gjirin Persik, shumë turistë të huaj po e shohin Shqipërinë si një alternativë tërheqëse për pushimet e tyre.

“Turistët janë në rritje. Sa u takon atyre që do të shkonin në Lindjen e Mesme, me keqardhje sepse nuk na kënaq fatkeqësia e askujt, por kjo po e bën Shqipërinë një destinacion të preferuar për plane të reja pushimesh. Ata që shkonin në Lindjen e Mesme për turizëm, tani po ndodh që kërkesa për në Shqipëri të rritet”, u shpreh ministri Gonxhja.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT