“Shqipëria e 9-ta në botë për sigurinë kibernetike!” Rama ndan RAPORTIN: Progres në zhvillimin e politkave dhe strategjive kombëtare

Shqipëria është renditur në vendin e 9-të në botë për sigurinë kibernetike sipas NCSI 2026 (National Cyber Security Index).

Ky raport është ndarë  nga kryeministri Edi Rama, përmes një ostimi në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook”, ku ka shkruar se Shqipëria është vlerësuar për progresin në forcimin e strukturave përgjegjëse për sigurinë kibernetike, si edhe për zhillimin e politikave dhe strategjive kombëtare.

“Shqipëria renditet në vendin e 9-të në botë për sigurinë kibernetike sipas NCSI 2026 (National Cyber Security Index). Sipas raportit, Shqipëria vlerësohet për progresin në forcimin e strukturave përgjegjëse për sigurinë kibernetike, zhvillimin e politikave dhe strategjive kombëtare, si dhe për përmirësimin e mekanizmave të koordinimit dhe reagimit ndaj kërcënimeve në hapësirën digjitale”,shkruan Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT