Shpëtoi 59-vjeçaren nga mbytja duke rrezikuar jetën e tij, flet efektivi HERO: Nuk u mendova dy herë dhe u hodha direkt në Bunë

Ditën e djeshme, akti heroik i efektivit Erixhon Senko, i cili u hodh në lumin Buna duke rrezikuar jetën e tij për të shpëtuar një 59-vjeçare që tentoi që t’i japë fund jetës, mori vëmendjen e opinionit publik.

Efektivi Senko, gjatë një interviste për Report Tv, ka dhënë detaje mbi këtë ngjarje. Ai ka deklaruar se janë afruan pranë vendngjarjes pasi marrjes së telefonatës në sallën operative.

Pasi janë afruar dhe kanë parë gruan që është në ujë, Senko ka deklaruar se nuk e ka menduar dy herë dhe është hehdur në ujë, ku e ka shpëtuar 59-vjeçaren

Ne morëm njoftim nga salla operative se një person po hidhej tek Ura e Bunës. Kur u afruam pamë se personi kishte rënë në ujë. Nuk e mendova dy here dhe u hodha për ta shpëtuar. Kjo është e parë që marr pjesë ne operacion të tillë. Pasi e nxora nga ujë më ndihmuan kolegët për ta transportuar drejt spitalit. Jam i emeruar në Policine e Shkodrës që në tetor 2024 kur kreva Akedeminë”, tha ai.

Efektivi i policisë po ashtu ka deklaruar se pas ngjarjes ka marrë shumë telefonata dhe mesazhe përgëzimi për gjestin human.

Kam marrë shumë urime dhe falenderime nga kolegët dhe të njohur por dhe nga qytetarët. Ky është një gjest që rrit besimin tek Policia e Shtetit”, deklaron ai.

Ndërsa sa i përket 59-vjeçares, ajo ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën

Back to top button
LAJMET E FUNDIT