Shpërthime në Teheran, raketat iraniane godasin kampin ushtarak gjerman në Jordani

Sulmet e Iranit ndaj shteteve të tjera arabe nuk mungoi edhe pse lufta në Lindjen e Mesme hyri ne ditën e 11. Drejt Libanit sulmet vijuan pa ndërprerje edhe nga ushtria izraelite por edhe Emiratet e Bashkuara arabe të cilat kanë forcuar mbrojtjen ajrore kundër kërcënimeve iraniane me raketa e drone.

Ministri i jashtëm iranian, njoftoi se vendi i tij do të vazhdojë sulmet me raketa për aq sa do të jetë e nevojshme, ndërkohë që nga ana tjetër, presidenti i ShBA-ve, Donald Trump në rrjetin social Truth  është shprehur se lufta do të ’’mbaroje se shpejti’’.

Pas deklaratës së kreut të Shtëpisë së Bardhë, Trump, se luftës po i afrohet fundi, agjencia e lajmeve AFP shkruan se garda revolucionare Iraniane është përgjigjur se janë ata ‘’ që përcaktojnë fundin e konfliktit.

Por gjatë natës në Teheran nga sulmet humbën jetën më shumë se 40 persona ndërsa Ministria e Shëndetësisë libaneze në statistikat e saj në lidhje me jetët e humbura deklaroi se që prej 2 marsit numri i viktimave nga sulmet izraelite në Liban arriti 486 dhe 1 mijë e 313 të plagosur.

Një tjetër kontinent, Australia, pritet të vendosë një avion mbikëqyrës raketash por edhe një personel mbështetës në Lindjen e Mesme, teksa kryeministri Antoni Albanese u dha 5 futbollistëve të kombëtares iraniane të futbollit, azil.

Futbollistët iranian ndodhen në Australi për të luajtur në Kupën e Azisë dhe të pestë kërkuan azil nga frika e persekutimit iranian dhe për mos këndimin e himnit kombëtar një prej ndeshjeve të Kupës së Azisë qe po zhvillohet ne Australi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT