Shpërthim tronditës me bombë pranë një banke në Iran, Ministri i Jashtëm Seyed Abbas Araghchi paralajmëron hakmarrje

Një shpërthim me bombë pranë një banke ka tronditur Iranin ditën e sotme, duke shkaktuar panik dhe dëme të mëdha. Sipas autoriteteve, objekti ishte i mbushur me punonjës në momentin e sulmit.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Seyed Abbas Araghchi, reagoi menjëherë në platformën “X”, duke e cilësuar ngjarjen si një sulm ndaj infrastrukturës kombëtare të vendit.

Infrastruktura kombëtare e Iranit është nën sulm. Këtë herë një degë e bankës më të vjetër të vendit tim u bombardua ndërsa ishte plot me punonjës,” shkroi ai.

Araghchi paralajmëroi se Forcat e Armatosura të Iranit do të marrin masa hakmarrëse për këtë akt, duke e cilësuar si një krim të rëndë ndaj popullit iranian.

Ngjarja vjen në prag të Vitit të Ri iranian, kur bankat dhe institucionet ekonomike po punonin intensivisht për të siguruar furnizimet e nevojshme për qytetarët.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT