“Shkoni merrni naftën tuaj!” Trump nuk kursehet me ironitë për Mbretërinë e Bashkuar pasi e “refuzoi”: S’u përfshitë në “prerjen e kokës” së Iranit, tani mësoni të luftoni për veten

Përpos dëmeve në rajon, lufta në Lindjen e Mesme po i shkakton dëme të konsiderueshme edhe ekonomisë globale, me rritjen “stratosferike” të çmimeve të karburanteve.

Ndërkohë së fundi presidenti Donald Trump ka bërë një reagim përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social “TruthSocial”, përmes së cilit u ka bërë thirrje Mbretërisë së Bashkuar dhe të tjerëve të shkojnë dhe të sigurojnë vet karburantet e tyre.

“Shkoni merrni naftën tuaj” ka shkruar Trump, teksa ngushtica e Hormuzit vijon të jetë pika e nxehtë e konfliktit duke rënduar xhepat e qytetarëve në mbarë botën për shkak të rritjes së çmimeve të karburanteve.

Ky reagim i presidentit amerikan vjen si një përgjigje ndaj mosbashkëpunimit të këtyre vendeve me të. Po ashtu ai ka lënë të hapura edhe “mundësinë” që të marrin naftë nga SHBA, duke ironizuar se duhet të mësojnë si të luftojnë për veten e tyre, pasi SHBA nuk do të jetë më pranë tyre për ndihmë njësoj si ata nuk ishin për të.

“Të gjitha ato vende që nuk mund të marrin karburant për avionë për shkak të Ngushticës së Hormuzit, si Mbretëria e Bashkuar, e cila refuzoi të përfshihej në prerjen e kokës së Iranit, kam një sugjerim për ju: Numri 1, blini nga SHBA-ja, ne kemi me bollëk, dhe Numri 2, mblidhni pak guxim të vonuar, shkoni në Ngushticë dhe thjesht MERRNI ATË. Do të duhet të filloni të mësoni se si të luftoni për veten tuaj, SHBA-ja nuk do të jetë më aty për t’ju ndihmuar, ashtu siç nuk ishit ju aty për ne. Irani, në thelb, është shkatërruar plotësisht. Pjesa e vështirë është bërë. Shkoni merrni naftën tuaj! President DJT” ka shkruar Trump.

“Shkoni merrni naftën tuaj!” Trump nuk kursehet me ironitë

Postimi i Donald Trump

Back to top button
LAJMET E FUNDIT