Sherr mes nxënësve në Durrës, njëri prej tyre goditet me thikë në qafë

Një konflikt mes disa nxënësve është regjistruar në shkollën 9-vjeçare “Shën Vlash” në Durrës.

Sipas informacioneve paraprake, një grup nxënësish janë përfshirë në një përplasje brenda ambienteve të shkollës. Fillimisht për të qetësuar situatën ka ndërhyrë oficeri i sigurisë së institucionit arsimor.

Më pas është njoftuar edhe policia, e cila ka ndërhyrë për menaxhimin e situatës dhe për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT