Salianji ballë për ballë në “betejë” me Berishën për PD?! Gazetarja jep LAJMIN: Burimet më kanë konfirmuar kandidimin e tij

Anëtarësia e Partisë Demokratike do të votojë më datë 23 Maj për kryetarin e ri (ose jo) të kësaj force politike, më e madhja në opozitë, vendimi ky i marrë ditën e djeshme në mbledhjen e Kryesisë së partisë.

Ndërkohë që natyrisht është i ditur emri i Berishës për të kandiduar, pikëpyetjet kanë qënë të mëdha për Ervin Salianjin, i cili prej kohësh tashmë është duke “notuar” kundër rrymës së liderit të PD, me takimet e njëpasnjëshme me demokratët nëpër qytete të ndryshme të vendit.

Mirëpo, përmes nnjë deklarate të bërë në “Euronews”, gazetraja Denada Jushi Kola është shprehur se asaj i është konfirmuar nga burime të afërta nga stafi i tij që ai do të jetë pjesë e garës për kryetar të PD-së.

“Më lejo të ndaj edhe një lajm që besoj që do të konfirmohet edhe pas pak ditësh nga vetë zoti Salianji, por nga burimet e mia pranë grupit të cilët punojnë së bashku për të ndërtuar gjithë ato takimet që ne kemi parë në këto javë dhe në këto muaj nëpër Shqipëri më kanë konfirmuar që zoti Salianji, pavarësisht faktit që Partia Demokratike, lideri zoti Berisha, e ka vetëpërjashtuar, ai në fakt ka vendosur dhe do të jetë pjesë e garës në 23 maj” është shprehur ajo.

Duke sqaruar më tej se ky konfirmim është vetëm nga burimet dhe ai pritet që ta konfirmojë vet “hyrjen në betejë” Salianji, teksa ka shtuar se situata e Kokalarit, e cila është shprehur se do të kandidojë, është e paqartë duke qëne se është jashtë Shqipërie.

“Megjithatë duhet të them që kjo është konfirmim vetëm nga burimet e afërta të stafit të tij dhe pritet në ditën të vijim që ai vetë ta konfirmojë hyrjen në betejen për kryetar të partisë. Por burime shumë të afërta pranë stafit të tij të afërt ma kanë konfirmuar. Ka një paqartësi pastaj për zonjën Kokalari për shkak se ne e dimë që nuk jeton në Shqipëri”, tha gazetarja ndër të tjera.

Kujtojmë se fill pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Demokratike, është bërë një reagim ironik nga Salianji drejtuar Berishës ku është shprehur se nuk ka shërbim më të madh për Edi Ramën sesa të sillesh dhe të veprosh njësoj si ai”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT