Rritet numri i fluturimeve mes Beogradit dhe Tel Avivit, dyshohet se Serbia po transporton armë drejt Izraelit (DETAJE)

Një avion izraelit është konstatuar së fundmi se ka bërë fluturime të shpeshta nga Beogradi në drejtim të Tel Avivit dhe anasjelltas.

Sipas REL, mësohet se avioni në fjalë ishte i destinuar për transportimin e ngarkesave të rënda e rrezikshme siç janë armët.

Avioni mësohet se i përket kompanisë private izraelite “Challenge Airlines IL”, i cili dyshohet se ka udhëtuar shpesh në drejtim të Beogradit gjatë muajve të fundit.

Referuar disa hulumtimeve të kryera nga Radio Evropa e Lirë është mësuar se gjatë muajit shkur dhe në fillim të marsit, dy nga avionët e kompanisë së lartpërmendur kanë realizuar në total 9 fluturime mes Serbisë dhe Izraelit.

Dy nga fluturimet mes këtyre shteteve mendohet të jetë realizuar pas përshkallëzimit në Lindjen e Mesme, nga lufta e ashpër që erdhi nga bashkëpunimi mes Izraelit dhe SHBA-së.

REL raporton se tentativat për të marrë informacion për fluturimet të cilat dyshohet se kanë ndodhur në sajë të bashkëpununimit mes Serbisë dhe Izraelit, kanë dështuar. Megjithatë informacionet dhe koherenca e zhvillimit të fluturimeve ngjall dyshimet se bëhet fjalë për transport armësh.

Kompania në fjalë mësohet se ofron shërbime të rregullta mes Tel Avivit dhe vendeve evropiane, si dhe në Shtetet e Bashkuara, nëpërmjet Aeroportit të Liezhit në Belgjikë.

Gjithashtu rezulton se ajo ka licenca të ndryshme sigurie për transportin ajror të mallrave, të lëshuara nga Bashkimi Evropian, SHBA-ja, Kina dhe vende të tjera.

Mirëpo që nga shpërthimi i konfliktit në Lindjen e Mesme në fund të shkurtit, një pjesë e madhe e trafikut ndërkombëtar ajror në atë rajon është pezulluar dhe fluksi i mallrave është zvogëluar ndjeshëm.

Por pavarësisht kësaj, avionë të  “Challenge Airlines” janë pikasur duke realizuar fluturime për në Izrael dhe të ofrojë shërbime mallrash.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT