Rrëzohet REZOLUTA përmes së cilës u tentua të ndaloheshin veprimet e Donald Trump në Iran: Kjo është një luftë!

Senati i udhëhequr nga republikanët mësohet se ka rrëzuar rezolutën për kompetencat e luftës që synonte të kufizonte aftësinë e Presidentit Donald Trump për të vijuar me veprimet ushtarake ndaj Irani.

Rezoluta e cila u paraqit nga senatori Tim Kaine, D-Va., kërkonte largimin e “Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara nga armiqësitë brenda ose kundër Iranit, përveç nëse autorizohet shprehimisht nga një deklaratë lufte ose një autorizim specifik për përdorimin e forcës ushtarake.

Në fjalën e tyre demorkatët kanë theksuar se Kushtetuta i jep Kongresit autoritetin për të shpallur luftë dhe se Trump dhe zyrtarët e tij të lartë po e quajnë atë të tillë.

“Nuk mund të ngrihesh dhe të thuash se kjo është një shpim me gjilpërë që nuk çon në nivelin që do të karakterizohej si luftë. Nuk mund të ngrihesh dhe të thuash se kjo ka mbaruar dhe asnjë trupë nuk është e angazhuar në armiqësi kundër Iranit. Anëtarë të Senatit, kjo është luftë!” tha Kaine në një fjalim para votimit.

“Presidenti i Shteteve të Bashkuara e ka quajtur atë një luftë kundër Iranit. Kreu i Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë, Gjenerali [Dan] Caine, e ka quajtur atë një luftë kundër Iranit. Sekretari [Marco] Rubio, sekretari ynë i shtetit, e ka quajtur atë një luftë kundër Iranit. … Është një luftë”, tha Kaine.

Vetëm dy persona votuan kundër duke u përpjekur për të ndaluar veprimet e Trumpit që kur ai urdhëroi sulme ajrore në Iran gjatë fundjavës.

Nga tensionet në Lindjen e Mesme deri më tani thuhet se janë regjistruar 1140 viktima, mes tyre dhe 183, pjesa më e madhe nën moshën 10-vjeçare.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT