Rama tregon “fajtorin” për hakerimin e Kuvendit: Irani na sulmon çdo ditë, por nuk ka prekur infrastrukturën kritike

Kryeministri Edi Rama ka komentuar gjatë konferencës me gazetarët edhe sulmin kibernetik që u përfshi faqja e Kuvendit.
Rama ka deklaruar se Shqipëria ka një sistemet më të mira të mbrojtjes Kibernetike, teksa ka theksuar se Parlamenti nuk është i përfshirë në këtë sistem.
Më tej kryeministri ka deklaruar se Irani kryen sulme kibernetike, cdo ditë ndaj vendit tonë, por nuk ka prekur infrastrukturën kritike.
Rama: Ne kemi një kapacitet mbrojtës, që është një nga më të mirët në Europë. Për këtë ne respektohemi në mjediset europian dhe të NATO-s. Po problemi ynë është që nuk kemi përfshirë ende të gjithë sistemin. Parlamenti nuk e ka përfshirë në sistemin e mbrojtjes kibernetike në pjesën e vetë. E vërteta është që nuk ka probleme me zonat që ata dëmtojnë. Duhet të keni parasysh që ne sulmohemi nga Irani për ditë. Po të shihni bilancin çdo ditë, është i jashtëzakonshëm, por nuk kanë pasur sukses në infrastrukturën kritike. Institucionet private do të futen në sistem. Edhe sektori privat duhet ta bëjë, për shkak të një sistemi gjobash që hakerat i vendosin krejt dynjasë dhe të thonë që më paguaj kaq që t’i lirojmë.